E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha: Baxhanaku i Ramës, Armando Frangu ka marrë dhjetëra tendera
Lajme

Berisha: Baxhanaku i Ramës, Armando Frangu ka marrë dhjetëra tendera

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha, denoncoi në konferencën për shtyp faktin se baxhanaku i Edi Rramës ka marr dhjetëra tendera publikë.

“Unë kam kunat, Rama baxhanak, se njësoj janë. Ai nuk ka marrë asnjë tender, të Ramës po. Të afërmit e mi nuk kanë marrë asnjë tender, më gjeni një. E ftoj në një debat publik para jush dhe t’ia themi njëri tjetrit të gjitha”.

“Janë 50 tendera të Armando Frangut, baxhanakut të Ramës. Dhe kjo 4 vite më parë.

Famozi Frangu me Beqajn nuk linin tender të binte në tokë. Me definicion ai duhej përjashtuar.

Ju e dini si qarkullon emri i Olsit, aferë pas afere. Emri i Ramës, nuk është Olsi. Olsi ka vetëm një gjë që i përdor ato para dhe i pastron me sportin, me klubin. Desh të kapte edhe federatën. Mendoni se do bëhej Gaz Demi kreu i federatës. Jo, ishte për Olsin ajo,” tha Berisha.

Ish-kryeministri Sali Berisha i ka dhënë përgjigje kërkesës së Ramës për ’21 Janarin’. Në një konferencë shtypi nga selia e Partisë Demokratike, Berisha tha se është dakord që 21 Janari të hetohet dhe rihetohet disa herë, por ai theksoi se përgjegjësi kryesor në atë ngjarje është pikërisht Kryeministri Edi Rama, i cili në atë kohë si kryetar opozite kishte thirrur në bulevard protestuesit për të përmbushur, sipas Berishës, axhendën e tij politike.

“Ajo që nuk është hetuar në 21 Janar, përgjegjësia direkte e Edi Ramës si organizator. E faktuar, jo se e them unë. Merrni faktin se u sulmua një Kryeministër në detyrë në zyrë. Ka një ngjarje, 6 Janari në Capitol Hill. Pra, ai që i solli mish për top njerëzit për të rrëzuar pushtetin e Sali Berishës dhe kjo që nuk është e imja, tashmë është e fiksuar në dokumente ndërkombëtare që kishte axhendë politike protesta. Jam plotësisht dakord të hetohet e rihetohet 100 herë. Dhe ju garantoj se përgjegjës kryesor është Edi Rama i cili solli ata mish për top për karrigen e tij, i cili i vendosi ata në funksion të një axhende politike”, tha Rama.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.