Berisha bën thirrje për protestën e 8 shkurtit: Të bashkohemi kundër zhvatjeve dhe luksit të Edi Ramës
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë sot një thirrje për qytetarët që të bashkohen në protestën e datës 8 shkurt.
Protesta do të mbahet në orën 17:00 te Kryeministria.
Në një postim në rrjetet sociale, Berisha ka shpjeguar se motivi i protestës që zhvillohet këtë të shtunë është bashkimi kundër zhvatjeve dhe luksit të Edi Ramës.
Berisha shton se kjo është edhe një protestë për programin e ndryshimit të Shqipërisë.
“Kundër zhvatjeve dhe luksit të Edi Ramës
Për programin e ndryshimit të Shqipërisë
Datë 8 Shkurt
Ora 17:00
Kryeministria”, – shkruan Berisha.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



