E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha: Burri i ministres bëhet investitor strategjik dhe merr me 1 euro bregdetin, kurse biznesmeni i ndershëm falimenton
Politikë

Berisha: Burri i ministres bëhet investitor strategjik dhe merr me 1 euro bregdetin, kurse biznesmeni i ndershëm falimenton

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka prezantuar kandidatin e bashkisë Shijak, Rezart Tusha.

Berisha është shprehur se 80% e atyre 1 milionë shqiptarëve që janë larguar në 8 vite janë të rinj, janë nën moshën 30 vjeç.

Nga ana tjetër, ne padyshim jemi mëkuar dhe kemi një dashuri për këtë vend, kemi një dashuri për familjen tonë. 14 maji është një votë që ka të bëjë para së gjithash me të ardhmen e këtij vendi.

80% e atyre 1 milionë shqiptarëve që janë larguar në 8 vite janë të rinj, janë nën moshën 30 vjeç. Ne kemi humbur një gjeneratë të rinjsh, më shumë se një gjeneratë. Kemi humbur të ardhmen, më të çmuarën që ka njeriu dhe kombi.

Në 14 maj çelim dyert e shpresës, rikthejmë shpresën dhe ne me përpjekje të mëdha, do të bëjmë gjithçka që ata që janë larguar të kthehen tek ne. Të kthehen në Shqipëri.

Shqipëria është një lloj parajse mbi tokë. Nuk ka vend që të ketë pasuritë e saj. Pyesni ju djemtë dhe vajzat e Shijakut që janë shpërndarë nëpër botë, të ju thonë ku kanë parë, ku kanë gjetur një vend me pasuritë përrallore të Shqipërisë. Asnjë.

Por ata janë kthyer në mallkim, sepse biznesmenët e Shijakut, që krijuan këtu ndër bizneset më të suksesshme të vendit, papritmas u gjetën para një vërshimi të kontrabandës, të prodhimeve me subvencion të Serbisë dhe ecën drejt një falimentimi të dhimbshëm.

Këtu pasuritë shndërrohen jo në begati për qytetarët, por në mallkim, sepse investitori strategjik, burri i ministres merr me 1 euro, pasuri përrallore në bregdet. Kurse biznesmeni i ndershëm nëse do të ndërtojë diçka në bregdet, detyrohet ta blejë me 200-300 euro metrin katror, ndërsa ai që e ka marrë me 1 euro nuk paguan asnjë taksë, nuk paguan as TVSH, kurse këtij detyrohet të paguajë qimet e kokës. Pra e falimenton. Nuk ka shans, nuk mund të konkurrojë.

Në çdo fushë është kjo.

A mund të vazhdohet në këtë mënyrë miq? Ndryshimi pra është jetik.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.