E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha: Çfarë i fsheh SHISH kreut të shtetit
Politikë

Berisha: Çfarë i fsheh SHISH kreut të shtetit

Ish-kryeministri Sali Berisha paralajmëron se në vend është mbjellë masivisht kanabis, ndërsa akuzon Shërbimin Informativ Shtetëror se i fsheh raportet Presidentit për këtë çështje. Berisha thotë në “Opinion” se Meta nuk mund të shpikte raportin për planet për djegien e Parlamentit, megjithëse e konsideruar të vjetruar një ide të tillë.

 

 

“Shërbimi Informativ i dërgon raport kryeministrit dhe ia fsheh Presidentit. Shërbimi ka bërë raportin, të saktë dhe me korrektesë dhe i ka dërguar raport tjetër kryeministrit dhe raport tjetër Presidentit. Në qoftë se oficeri dixhital e çon këtë lajm e çon për t’ia bërë publike. I çojnë Presidentit se do të digjet Parlamenti, pavarësisht se më duket lajm i vjetër, por këtë nuk e çojnë që janë me qindra fshatra me parcela masive kanabisi.

Atë raport për djegien e Parlamentit, besoj që Presidenti e ka raportin. Presidenti nuk mund të shpikë një raport të tillë”, theksoi Berisha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.