E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha: Çili u arrestua me urdhër të Ramës
Publik News

Berisha: Çili u arrestua me urdhër të Ramës

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se botuesi Henri Çili është arrestuar me urdhër të kryeministrit Edi Rama.

Berisha tha në “Euronews Albania” se pasi Çili nisi të kërcënojë dhe prokurori i çështjes nxorri shkresën ku përmendej takimi i Çilit me një zyrtar të lartë të drejtësisë, ai u la i lirë.

Sipas Berishës, zyrtari i lartë që është takuar me Çilin mund të jetë një nga katër; Ardian Dvorani, Sokol Sadushi, Artur Metani dhe Naureda Llagami.

Pjesë nga deklarata e Berishës në Euronews:

Absolutisht çdo strukturë që ngrihet në kundërshtim me Kushtetutën, dhe këto aq sa funksionojnë, gjithnjë e më keq do funksionojnë. Sepse rasti i fundit, afera Çili tregoi që një “Katicë”, është 1 milion mbrapa. Këtu unë kam shkresën e prokurorit, dhe unë i besoj asaj që thotë prokurori. Ai thotë që është zhvilluar një takim i Çilir me një drejtues të lartë të Drejtëisë, kush janë këta, Dvorani, Metani, Sadushi dhe Llagami. Që Henri Çili u arrestua me urdhër të Edi Ramës s’ka dyshim ajo punë. Sepse doli ministri dhe e përshëndeti, doli gjeneral hashashi. Pra ditën e parë e përshëndetën, nxorri si zëdhënës Ardi Veliun. Shërbimet inteligjente të policisë kanë bërë 56 relacione ndaj tij për trafik njerëzish dhe droge.

Kur Çili filloi ti kërcënojë dhe prokurori nxorri shkresën që ka qenë një drejtues i lartë i drejtësisë, këtu na ndryshoi se duhej t’i viheshin hekurat Dvoranit, Metanit dhe Sadushit. A e pe konferencën e Çilit? Ai dukej si një peng.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.