E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha  denoncon  skandalin: SPAK operon me kontrata të falsifikuara
Politikë

Berisha denoncon skandalin: SPAK operon me kontrata të falsifikuara

Kryetari demokrat, Sali Berisha, publikoi një tjetër skandal. Sipas tij, SPAK nuk po heton bazuar në kontratat origjinale, por duke përdorur kontratat e falsifikuara.

“PD informon publikun se ekzistojnë të dhëna tronditëse që pohojnë se SKAP-i i partisë, për të manipuluar, sipas urdhrave, hetimet, operon me kontrata të falsifikuara dhe jo origjinale.

Dje, mediat informuan nga prokuroria e posaçme se ky organ nuk kishte kontratën origjinale të vjedhjes së dytë të shekullit.

Informojmë shqiptarët se kontrata origjinale është e depozituar:

-Në Prokurorinë e Tiranës, e cila pas 3 vitesh dhe 300 mijë euro ryshfet, e shpalli atë në përputhje me ligjin.

-Në protokollin e Ministrisë së Shëndetësisë.

-Në Ministrinë e Drejtësisë.

-Në Ministrinë e Financave, thesari i të cilës nuk mund të bëjë asnjë pagesë pa pasur kontratën origjinale.

-Në FSDKSH, organ që mund t’i bëjë asnjë pagesë kontraktonit pa kontratën origjinale.

-Kopjen origjinale e disponojnë të gjithë spitalet ku kryhet shërbimi.

-Kopjen origjinale e ka kontraktori i këtij shërbimi.

Për të gjitha këto, PD u bën thirrje qytetarëve të ngrihemi sa më parë në protesta të fuqishme për të marrë në dorë fatin tonë dhe për të shpëtuar Shqipërinë nga kjo organizatë kriminale që drejtohet nga Edi Rama,” tha Berisha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.