E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha detyrim paraqitje,  PD njofton strukturat të dalin para SPAK
Flash

Berisha detyrim paraqitje, PD njofton strukturat të dalin para SPAK

Sot, e hënë, 2 qershor, kryetari i PD, Sali Berisha do të paraqitet në SPAK, në zbatim të masës së sigurisë të caktuar nga GJKKO, “detyrim paraqitje”.

Ditën e sotme do të mbahet shorti për të zgjedhur tre gjyqtarët që do të përbëjnë trupën gjykuese në procesin kundër dosjes “Partizani”.

Në këtë çështje penale janë të akuzuar ish-kryeministri Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, dhe biznesmenët Fatmir Bektashi, Xhimi Begeja dhe noterja Andia Pustina.

Vendimi i gjyqtares së seancës paraprake, Floreja Davidhi, është dorëzuar zyrtarisht, duke i kaluar çështjen për gjykim.

Treshja e gjyqtarëve duhet të mos ketë pasur asnjë lidhje të mëparshme me dosjen, as në procesin e hetimit dhe as në seancën paraprake. Për këtë arsye në shortin e sotëm do të jenë 14 gjyqtarë të shkallës së parë të GJKKO pasi Irena Gjoka dhe Flojera Davidhi janë të përjashtuara për shkak të ligjit. E para si gjyqtare e hetimeve paraprake për Partizanin dhe e dyta si gjyqtare e seancës paraprake.

Kjo treshe gjyqtarësh më pas do të duhet të përcaktojë brenda 10 ditësh datën e seancës së parë të gjyqit në themel.

Po në të njëjtën ditë, Sali Berisha duhet të paraqitet për zbatimin e masës “detyrim paraqitje”, e cila është vendosur nga Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO). Dhëndri i tij, Malltezi, ndodhet në arrest shtëpie që prej vitit 2023.

Ndërkohë, përveç tyre, në këtë dosje janë të përfshirë edhe biznesmenët Begeja dhe Bektashi, si dhe noterja Pustina.

Nga ana tjetër Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike ka bërë thirrje për mbështetje para ambienteve të SPAK-ut në lidhje me këtë proces.

Masa ndaj Berishës, “detyrim paraqitje”, u caktoi më 5 janar 2025 gjyqtari i Apelit të Posaçëm, Engert Pëllumbi, i cili rrëzoi pjesërisht vendimin paraprak të 27 nëntorit 2024, me të cilin Berisha u lirua nga arresti shtëpiak pas më shumë se 330 ditësh.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.