E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha dhe Meta bëhen sërish bashkë, prezantojnë Luçiano Boçin në Elbasan
Flash

Berisha dhe Meta bëhen sërish bashkë, prezantojnë Luçiano Boçin në Elbasan

Elbasani i ka rezervuar një pritje të jashtëzakonshme kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Sot në qytetin e Elbasanit prezantohet kandidatura e koalicionit të opozitës së bashkuar, ‘Bashke Fitojmë’, Luçiano Boçi. 

Pasi prezantuan dje kandidatin e koalicionit opozitar ‘Bashkë fitojmë’ në Vorë, ish-kryeministri Sali Berisha dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta janë bërë sërish bashkë. 

Këtë herë ata janë ndalur në Elbasan, ku do të prezantojnë kandidatin për kryebashkiak, Luçiano Boçi.

Të shumtë janë ata qytetarë të cilët kanë mbushur sallën sot në Elbasan dhe kanë dalë në përkrahje të Boçit

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka vlerësuar kandidaturën e Luçiano Boçit në Elbasan, ndërsa ka treguar synimin e tij për këtë qark, duke thënë se rezultati për zgjedhjet do jetë 7-9. 

Nga Elbasani, Meta tha se është krim që të lihen qytetarët bashkive të këtij qarku në dorë të Rilindjes.

“I dashur kryebashkiak i Elbasanit, Luçiano Boçi. Zgjedhjet në Elbasan kanë përfunduar që ditën kur Boçi la mandatin e deputetit për t’ju kthyer identitetin qytetarëve. Qyteti u nëpërkëmb nga sekti i Rilindjes. Ti nuk je vetëm përfaqësues i koalicionit tonë, por përfaqësues i opozitës qytetare elbasanas. Faleminderit që ke ndezur flakën e fitores në të gjitha bashkitë e qarkut të Elbasanit. Elbasani duhet të dalë 7-0. Është krim të lëmë popullin e Gramshit në dorë të atyre që zihen me grushte, apo atyre të Librazhdit që zihen për tenderat. Ndaj votoni kandidatët tanë.”, tha Meta.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.