Berisha: Do bëjmë gjithçka për bashkimin e Partisë Demokratike
Do të shkojmë në zgjedhje me një kandidat të vetëm dhe do t’i fitojmë
Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi gjatë një takimi me banorë të Vaut të Dejës se Partia Demokratike do të bëjë gjithçka për të shkuar e bashkuar në zgjedhjet lokale dhe të garojë me një kandidat të vetëm.
Berisha theksoi se PD dhe opozita do të bëjnë gjithçka për të dalë me një kandiatë të përbashkët në zgjedhje dhe për t’i fituar ato.
Ai shtoi se kandidatët do të zgjidhen nga simpatizantët e partisë Demokratike përmes garës së brendshme dhe votës së lirë.
Berisha: Në këto zgjedhje që ju do votoni për të mirin tuaj, ne do japim mundësi që të votojnë edhe simpatizantët tanë. Ata do të zgjidhen nga ju.
Asnjë simpatizantë nuk do të caktohet nga kryetari i partisë këtu, të gjithë do të regjistrohen nga ju, seksioni i Partisë Demokratike. Ju bashkëpunoni me ta, ju keni një jetë me ta dhe ju keni besimin me ta. Kjo na bën ne një forcë politike shumë më të fuqishme, se besojmë te vota, se vota është vullneti i lirë
Ndaj ne në këto zgjedhje shkojmë me një praktikë të re, shkojmë të bashkuar.
Ju garantoj se do të bëjmë gjithçka për bashkimin e Partisë Demokratike në të gjitha aspektet, dhe për bashkimin e opozitës, të shkojmë në zgjedhje me një kanidat të përbashkët dhe të bëjmë gjithçka për fitoren e zgjedhjeve.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



