E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha do e marrë PD-në me vete, do i’u lërë të “ngordhni” politikisht
Lajme

Berisha do e marrë PD-në me vete, do i’u lërë të “ngordhni” politikisht

Doktor Milaim Nela përmes një statusi në rrjetet sociale shkruan se me PD po ndodh ajo së cilës i druhej më shumë.

Nela thekson se kreu i PD-së, Sali Berisha do të largohet një ditë duke marrë me vete PD dhe duke i lënë demokratët të “ngordhin politikisht si qelbësira”.

Doktori thotë se demoraktët janë në gjum letargjik dhe kur të zgjohen nuk do të njohin më as njëri-tjetrin.

Sipas doktor Milaim Nelës, Berishën po e vrasin jo me ligj dhe as grusht bulevardi por me statutin e 11 dhjetorit.

Milaim Nela

“Me Partinë Demokratike po ndodh bash ajo që unë ja kisha drojën më së shumti! Nuk e morën dot me planin A! Tani është në veprim plani B(ashkimi)!  Na e dhanë vulën dhe siglën por na e dërguan me kalë!

Në realitet nuk na kanë dhënë asgjë përveç kalit, të cilit ja hapëm portat sa gjerë e gjatë me 2 dhjetor të vitit të kaluar!

“Kali i Trojës” është kaq i madh brenda mureve të ngrehinës tonë saqë nuk e dallojmë më formën e tij pasi nuk na duket më as si kalë!

Ne vazhdojmë të jemi në gjumin letargjik e kur të zgjohemi nuk do njohim më as njëri tjetrin!

Doktorin po e “vrasin” jo me ligj, as me grusht bulevardi por me statutin e 11 Dhjetorit!

Nuk ju kanë ngelur shumë, veç disa muaj!

Ata nuk kanë nevojë bile as të duken si mbështetës të kryetarit që s’e deshën kurrë e që është në burg/arrest të paligjshëm!

Nuk kanë pse të ju a prishin qejfin ambasadave! Bile nuk kanë pse e irritojnë turmën duke mbështetur SPAK-un!Po bëjnë më të lehtën gjë, po fitojnë kohë! Po presin!

Në fund do “zbatojnë” statutin (tonë)!

Sali Berisha do largohet një ditë por nëse largohet në këtë mënyrë do e marrë PD-në me vete e juve do ju lejë në zallë të ngordhni politikisht si qelbësira!

Këtë ndoshta nuk e kuptoni!”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.