Berisha: Do largojmë Bashën me firmat e 1500 delegatëve
Berisha zbuloi se do të mblidhen 1500 firma të delegatëve dhe do të thërritet Kuvendi Kombëtar, të cilit do ti kërkohet që të shprehet për vendimin e Bashës.

“Çfarë synon kjo foltore. Së pari ndërgjegjësimin e çdo demokrati për situatën e krijuar. Së dyti do mblidhen firmat e 1500 delegatëve të Kuvendit Kombëtar. Pas mbledhjes së firmave, do thërrasim Kuvendin Kombëtar. Do i kërkojmë Kuvendit që për vendimin që mori të shprehet çdo anëtar. Do ju thosha mos votoni kurrë humbës, me motivin që është më i mirë se ai. Humbësi në fitore nuk të çon. Të mos bëhet më ky gabim”, tha Berisha.
Nuk munguan as batutat, ku një demokrat e pyeti Berishën “nëse e dinte që Luli nuk dinte tabelën e shumëzimit?!”. “Lapsus, ai ishte lapsus”-, u përgjigj me buzëqeshje Berisha.
Në përfundim të takimit me simpatizantët, Berisha u pyet nëse do ti udhëheqë edhe njëherë demokratët si kryetar i PD. “Se kush do ta udhëheqë do ta përcaktojnë demokratët dhe demokratet me vullnetin e tyre”, u shpreh ai.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



