E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha: Do përmbysim monizmin e Edi Ramës
Publik News

Berisha: Do përmbysim monizmin e Edi Ramës

Armë kryesore kemi votën e lirë

Kreu i Partisë demokratike, Sali Berisha ka qenë pjesë e ceremonisë për 32-vjetorin e themelimit të PD-së për degën e Elbasanit.

Berisha u shpreh se PD-ja, armë të saj kryesore të saj ka votën e lirë dhe deklaroi se tashmë synohet të përmbyset monizmi i qeverisë së Edi Ramës.

“Kjo histori është një trashëgimni frymëzuese për të ardhmen. Asgjë nuk na mban ne të shkuarën tonë, asgjë nuk na mposht ne në idealet tona. U bë gjithçka që të dështonte revolucioni ynë në vitet ’90, por ai triumfoi në mënyrë paqësore ashtu siç e përcaktuam ne.
Ne ishim për ndryshime epokale paqësore dhe i realizuam. U bëmë pothuajse copë e pikë në ’97, u ngritëm si Feniksi nga hiri, përsëri me idealet tona. Ata që erdhën në pushtet i përzumë me votën e lirë. Ne jemi njerëzit që i besojmë votës së lirë dhe armë kryesore kemi vetëm votën e lirë.
PD-ja kaloi një periudhë të pashembullt, por e vërteta është se ajo përfundoi para alternativës ‘të jesh apo të mos jesh’. Kjo sepse njeriu që drejton ekzekutivin shqiptar është një njeri, politikan që nuk ka asnjë vlerë, asnjë parim, asnjë ideal, asnjë besim. Njeri i cili u vërsul mbi opozitën dhe shfrytëzoi dobësitë e drejtimit të saj. Mori peng kreun e saj. Shkatërroi votën e shqiptarëve, u rrëmbeu votën, e zhvlerësoi, e përzuri votën nga partia e tij. bëri që edhe në partinë tonë, 1958 të quhej 5200. Ky ishte realiteti. Por ne prap u ngritëm me idealet tona, në kushte të vështira, në një mision që shumë e shikonin si të pamundur. Por jo, ne patëm si leva të Arkimedit përsëri, lirinë dhe idealet tona të lirisë.
Ne vijmë sot në këtë moment para shqiptarëve, për të përmbysur monizmin e Edi Ramës më të përgatitur se kurrë. Ne paraqesim para shqiptarëve kandidaturat e lirisë, jo të shpellave, jo të zarfave dhe klaneve mafioze. Avantazh i jashtëzakonshëm. Ne kemi një aleancë të shkëlqyer me Partinë e Lirisë dhe të gjitha forcat opozitare të cilat besojnë se ky regjim duhet përmbysur një minutë e më parë”, deklaroi Berisha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.