E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha e futi Shqipërinë në NATO, a do i hapni ju negociatat me BE?
Lajme

Berisha e futi Shqipërinë në NATO, a do i hapni ju negociatat me BE?

Rama: Kur e thoni këtë më vjen një gaz i papërmbajtshëm!

Kryeministri Edi Rama e nisi ditën me një konferencë për shtyp në Berlin me gazetarët shqiptarë që ndoqën vizitën e tij në kryeqytetin gjerman.

Por siç po ndodh gjithmonë e më shumë, Rama u tërbua nga pyetjet e gazetarëve. Fillimisht ai nuk preferoi të komentonte për vendimin e SHBA për ish-deputetin e tij, Aqif Rakipi. Më pas, ai u tërbua me pyetjet që po i bëheshin për Ballkanin e Hapur dhe lidhjen e tij të ngushtë me Serbinë.

Në fund, ai u pyet edhe për çështjet e integrimit. Në nënte vite pushtet, qeveria e tij nuk ka shënuar asnjë përparim në rrugën e integrimit, përkundrejt rezultateve të mëdha nga qeverisja e demokratëve.

Rama u pyet se përse nuk ka asnjë arritje, ndërkohë që Sali Berisha anëtarësi vendin në NATO. “Mos bëhemi për humor as ti e as unë. Këto gjëra nuk ia jep Shqipërisë një person, qoftë ky qoftëlarg, ose qoftëafër.

Lidhen me vullnete të tjera, të vendeve. Në raport me mua, negociatat do të ishin hapur prej 3-4 vitesh. Fakti i mos-hapjes së negociatave lidhet me ata. Kur thoni se kush e futi Shqipërinë në NATO, më vjen një siç thoshte Konica, i papërmbajtur gaz. Shqipërinë në NATO e futi SHBA”, tha Rama.

Më tej, duke përgatitur justifikimin e radhës për dështimin e integrimit, Rama tha se Shqipëria do ndahet nga Maqedonia e Veriut. Kujtojmë se kur vendi po përgatitej për anëtarësim në NATO, Rama e sulmoi këtë proces.

Ai tha se nuk është i rëndësishëm për vendin, madje organizoi edhe protesta. Ndërkohë kryediplomatja e tij sot, pati deklaruar në atë kohë se NATO është si NATA.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.