E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha e quan Ramën një MEME e gjallë:  PD, lokomotiva e integrimit, jo bllokuese e BE
Lajme

Berisha e quan Ramën një MEME e gjallë: PD, lokomotiva e integrimit, jo bllokuese e BE

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mohuar akuzat e kryeministrit Edi Rama se do të bllokonte anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian nëse vjen në pushtet pas zgjedhjeve të 11 majit.

Duke folur për gazetarët, Berisha e cilësoi Ramën si një politikan të njohur për “trillime dhe mashtrime që tejkalojnë çdo limit”.

“Ata që e quajtën Edi Ramën ‘meme e gjallë’, i gjetën emërtimin më të mirë. PD, që nga viti 1992, ka qenë lokomotiva e të gjithë proceseve integruese,” tha Berisha.

Ai akuzoi Ramën për vonesat në hapjen e negociatave dhe theksoi se ky proces ndodhi për arsye gjeostrategjike, jo për meritë të qeverisë aktuale.

“Negociatat u hapën sepse u mbajtën pezull për katër vite dhe u pa qartë që ky nuk respekton asnjë kriter të BE. Ai mision do të përmbushet nga PD, e cila, me seriozitetin dhe transparencën që ka treguar në momentet kyçe të integrimit, do të çojë Shqipërinë drejt anëtarësimit në BE të bazuar plotësisht në meritë,” u shpreh Berisha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.