E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha falënderon ndjekësit në TikTok: Përshëndetje të përzemërt miqve të mi!
Publik News

Berisha falënderon ndjekësit në TikTok: Përshëndetje të përzemërt miqve të mi!

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar shifrat e ndjekjes në TikTok të bashkëbisedimit të zhvilluar një ditë më parë me ndjekësit e tij.

Ai shprehet se brenda një ore ka arritur 286,600 pëlqime, 61 900 shikues dhe rreth 3000 shpërndarje.

“Një përshendetje të përzemërt miqve të mi në TikTok. Dje ishte një ditë rekordi për ta.

Gjatë bisedimit live dje ata me 286,600 likes, 61 900 shikues dhe rreth 3000 shpërndarje shënuan një rekord të ri në ndjekjen në afatin kohor prej 1 ore”, shkruan Berisha.

Ish-kryeministri Sali Berisha, vetëm disa ditë më parë hapi një llogari zyrtare edhe në rrjetin social “Tik Tok”, i cili është trendi i momentit sidmos për rininë.

Pas disa postimeve, ditën e djeshme  Berisha   është futur live ku ka pasur një bashkëbisedim për ndjekësit e tij, të cilët nuk kanë ngurruar ta respektojnë duke i dërguar dhurata.

Pamjet po bëjnë xhiron e rrjetit/ Berisha futet live edhe në Tik

Dhuratat që çohen nga ndjekësit shfaqen në ekran, në varësi të llojt që kjo dhuratë është. Kjo që ka ndodhur edhe me Berishën, të cilin ndkejësit e kanë ‘mbytur’ me dhurata.

Dhe ndërkohë fotot e tij me kapele, lule e trëndafila, janë bërë virale kudo.

FOTO/ Berisha futet live edhe në Tik Tok, ja çfarë i "punojnë" ndjekësit: E “dekorojnë” me...!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.