E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha: Fatkeqësia më e madhe e shqiptarëve është Rama, përmbyti Shkodrën
Lajme

Berisha: Fatkeqësia më e madhe e shqiptarëve është Rama, përmbyti Shkodrën

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha akuzoi mazhorancën socialiste se i la qytetarët në harresë gjatë përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet. Nga selia blu Berisha u shpreh se  fatkeqësia më e madhe e shqiptarëve janë Edi Rama dhe qeveria e tij, ndërsa shtoi se shkak i kësaj situate të krijuar nga përmbytjet janë mosveprimet e qeverisë.

Berisha tha: Duke shprehur solidaritetin tim të plotë me të gjitha zonat e dëmtuara, me banorët e Shkodrës, që u përmbytën nga digat, duhet të kesh logjikën e harbutit, të hapësh portat e tre liqeneve të kaskadës dhe të deklarosh se Shkodra dhe Nënshkodra nuk u përmbytën nga kaskada. Vetëm e vetëm se duhet të dëmshpërblesh për çdo metër katror të përmbytur nga diga.

Katastrofë ishin përmbytjet në Lezhë dhe vetëm pasi ikën ujëra, u bë i gjallë Pjerini. Shkoni e shihni inaugurimet e dy viteve më parë në Kune, se si i mori shiu i parë.

Në Rehovë, një zonjë shtëpie, bashkëshorte, nënë, motër, 50 vjeçare, humbi jetën në përroin e Tomorricës për shkak të urës së rrënuar. Për këtë qeveri, shqiptarët nuk ekzistojnë, ose ekzistojnë për vjedhjen e taksave të tyre. Edhe njëherë, dënoj me forcën më të madhe, qëndrimin e papërgjegjshëm ndaj kësaj situate dhe theksoj se fatkeqësia më e madhe nuk ishte ajo natyrore, por qëndrimi i qeverisë së Edi Ramës ndaj kësaj fatkeqësie.”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.