Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë prezantimit për kandidat për Bashkinë e Vlorës, Hysni Sharra është shprehur se ky takim është një përgjegjësi për banorët e qytetit bregdetar.
Gjatë fjalës së tij nga podiumi Berisha u shpreh se 40% e vlonjatëve janë larguar nga Vlora në 8 vite.
“Takimi me ju është takim me përgjegjësi e njerëzve të cilët në vetëdijen e tyre në shpirtin e tyre janë të gatshëm se sot Vlora dhe Shqipëria kanë nevojë më shumë se kurrë për t’i dalë dot shqiptarit dhe shqiptarëve. Të gjithë në shohim se si Vlora dhe Shqipëria dhe Vlora pakësohen cdo ditë para syve tanë. Këtë fat ka Shqipëria në 8 vite 40 % e vlonjatëve janë larguar nga vlora, në 8 vite 35% e shqiptarëve janë larguar. Po vazhduam ca do të mbetet”, u shpreh Berisha.