E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha flet në A2 për kërkesën e arrestimit: SPAK kërkon të barazojë Shqipërinë me Rusinë e Putinit
Lajme

Berisha flet në A2 për kërkesën e arrestimit: SPAK kërkon të barazojë Shqipërinë me Rusinë e Putinit

Mosbindje civile në të gjithë Shqipërinë

Një vegël të verbër në duart e partisë shtet, e ka cilësuar Sali Berisha Prokurorinë e Posaçme kundër krimit dhe korrupsionit, pas kërkesës së saj për autorizimin nga Kuvendi për ashpërsimin e masës së sigurisë ndaj tij. Nga studio e Ditarit në A2 CNN, Berisha e akuzoi SPAK-un se kërkon të barazojë Shqipërinë me Rusinë e Putinit, që ka liderin e opozitës të dënuar apo me juntën e Mianmarit. Sipas tij, kjo është dëshmi e një narkoregjimi.

“SPAK, një vegël e verbër në duart e partisë shtet, Edi Ramës. Zbatoi urdhrin dhe në këtë kontekst nuk ka asgjë të re. Prokuroria politike kërkon autorizim për të arrestuar liderin e opozitës, kërkon autorizim për të barazuar Shqipërinë me Rusinë e Putinit që ka liderin opozitar të dënuar, me juntën e Mianmar, Lukashenkon dhe Ugandën. Kjo është dëshmi e asaj që kemi denoncuar çdo ditë e diktature bane e një narkoregjimi të vendosur në Shqipëri”.

I pyetur pse nuk u paraqit në SPAK, në mënyrë që të shmangte këtë ashpërsim mase sigurie, Berisha theksoi se mbrojti Kushtetutën.

“Kjo tregon karakterin thellësisht poltik se prokuroria nuk kërkon masë për ato që më akuzon, por masë për vendimin antikushtetues ndaj meje. Prokurorë e gjykatës që denoncova në zyrën e tyre shkruan kushtetutën dhe morën pushtetin e parlamentit. Unë bëra gjën ëmë të mrië mbrojta kushtetutën e vendit tim”.

Ai u shpreh i gatshëm që të hetohet, por në këtë rast çështja ishte hapur pa individ.

“Unë kam dërguar në parlament për abrogimin e cdo lloj imuniteti ëpr deputetë dhe Rama e refuzoi në mënyrë kategorike, por pranoi që t’i hapim rrugë organve etë drjetësië të hetojnë për deputetë sa herë më kanë pyetur a je i gatshëm të hetoshesh, sa herë jam i gatshëm kam thënë.Një cështje e hapur prej 3 vitesh mbi bazë e një kallëzimi të rremë. Sali Berisha nuk thirret asnjëherë se ishte hapur çështje pa individ dhe në fund ai shpallet person në hetim pa u pyetur ansjëherë dhe me t’u shpallur ndaj tij merret masa e heqjes së lirisë për daljen jashtë shtetit”.

Berisha i referohet Kushtetutës që askujt nuk i mohohet e drejta për të dalë jashtë shtetit.

”Po Kushtetuta ka një nen 38 që e garanton këtë në grupin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut. Ky nen siguron qytetarët që e drejta doli. Askush nuk mund të pengohet të dalë lirisht jashtë shtetit. Ky nene lirinë e daljes jashtë shtetit e konsideron pjesë thelbësore të lirisë së njeriut. Deputeti nuk mund të arrestohet ose ti hiqet liria ndaj çfarëdo lloj forme, askush nuk mund të pengohet të dalë jashtë shtetit është liri personale kurse në rastin e deputeti kjo liri nuk mund të hiqet”.

Kreu demokrat Sali Berisha u shpreh mbrëmjen e sotme se mosbindja civile do të nisë shumë shpejt në gjithë Shqipërinë, por jo për shkak se SPAK kërkon arrestimin e tij.

 Berisha e cilësoi çështjen e tij me drejtësinë si personale dhe theksoi se do të pranojë vendimin e Parlamentit cilido qoftë ai. Por, sipas Berishës, arsyeja e vërtetë pse shqiptarët do të mbushin sheshet është shkelja e të drejtave të opozitës nga Rama.

“Jo, ky vendim i sotëm i SKAP-it nuk ka lidhje. Është një vendim të cilin unë personalisht e kisha si të thuash denoncuar më parë. Por kërkesa e tyre në Parlament në një aspekt është një kërkesë që mund t’i drejtohen.

Unë kam deklaruar se do zbatoj vendimin e Parlamentit se nuk kam pasur asgjë personale në qëndrimin tim, kam mbrojtur pushtetin kushtetues të Parlamentit shqiptar. Të vendosë Parlamenti si të dojë, unë e di, si t’i thotë Edi Rama do vendosë.

Problemi më i madh është marrja e të drejtave kushtetuese të opozitës. E drejta kushtetues e opozitës në Parlament me emërimin e përfaqësuesve të saj nga Edi Rama, me bllokimin e nismës ligjvënësve të deputetëve të opozitës dhe më e rënda bllokimi i komisioneve parlamentare.

Për këtë sigurisht që opozita do ftohet dhe mosbindja civile jo vetëm në Parlament por do të shtrihet në mbarë vendin. Ka një afat jo të largët të shpejtë por natyrisht shohim efiçencë.

Ne duhet të kemi një lëvizje efiçente. Kjo e Parlamentit pati efiçencë të jashtëzakonshme”, tha Berisha.

Ish-Kryeministri madje zbuloi edhe detaje mbi mënyrën se si do të protestohet, duke zbuluar se beteja do të jetë e përditshme.

“Do të jetë shumëformëshe dhe fitimtare. Nuk përjashtojmë edhe elementë të mosbindjes civile. Do t’i marrim me radhë të gjitha rastet. Protesta njëditore nuk do të ketë. Do të ketë protesta të vazhdueshme. Shqiptarët e dhanë mesazhin në 14 Maj. Të ecim drejt fitores, me Edi Ramës zgjedhje s’ka. Këto ishin dy mesazhet. Beteja do të jetë e përditshme, Rama nuk mund të jetë më. Edi Rama e ka inkriminuar veten në shkallë të pashpresë dhe të pakthyeshme”, theksoi ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.