E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha flet në ditën e  300-të  protestës poshtë shtëpisë: Ne arritëm që mediat më të mëdha të botës, të damkosin Edi Ramën si narkodiktator
Lajme

Berisha flet në ditën e 300-të protestës poshtë shtëpisë: Ne arritëm që mediat më të mëdha të botës, të damkosin Edi Ramën si narkodiktator

Në natën e 300-të të tubimit në “Rrugën e Shpresës,” lideri historik i opozitës, Sali Berisha, u shpreh me forcë përpara mbështetësve të tij, duke theksuar se u arrit që sot mediat më të mëdha të botës, të spektrit politik të djathtë dhe të majtë, të damkosin Edi Ramën si narkodiktator.

‘Ndaj dhe për ne këto 300 ditë janë sa 3 mijë ditë dhe shumë më tepër, ndaj dhe ne do të fitojmë.’- u shpreh Berisha në përmbyllje të fjalimit të tij.

FJALA E BERISHËS:

Miqtë e mi!

Këto 300 ditë nga kjo rrugicë shprese për shqiptarët, tmerri për Edi Ramën, arritëm që sot mediat më të mëdha të botës, të spektrit politik të djathtë dhe të majtë, të damkosin Edi

Ramën si narkodiktator.

Arritëm ti bëjmë autopsinë narkodrejtësisë së Xhorxh Sorosit, të faktojmë në mediat ndërkombëtare, se ai është instrument i shpifur politik në duart e Edi Ramës.

Miq në këto 300 ditë gjithnjë e më i madh bëhet numri i miqve tanë, i personaliteteve që realizojnë se, ajo që ndodhi në Shqipëri, kishte vetëm një qëllim; Shqipëria pa opozitës, opozita vegël e Edi Ramës dhe që ju qëndruat si vigan për një Shqipëri me opozitë, dhe sot keni nderimin dhe vlerësimin e tyre.

Së fundi, dua të ju rikujtoj se ne jemi në narkodiktaturë dhe është shumë e njohur, se diktaturat janë regjimet që ngadalësojnë dhe madje me keqësinë e tyre, ndonjëherë e ndalojnë dhe kohën, por jo kurrë për ne. Kurrë për ata që luftojnë.

Ndaj dhe për ne këto 300 ditë janë sa 3 mijë ditë dhe shumë më tepër, ndaj dhe ne do të fitojmë.

Është radha jonë, është radha jonë.

Fitore, fitore!

Në datën 29 Shqipëria në protestë, Shqipëria në duart e opozitës.
Fitore, fitore, fitore!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.