Berisha flet pas mbylljes së seancës: Rama s’pranon dot që të hetohet e bija, Rea fiton tender pas tenderi…
Sali Berisha ka deklaruar jashtë sallës së Kuvendit se Edi Rama nuk pranon ngritjen e Komisioneve Parlamentare pasi nuk mund të pranojë që vajza e tij, Rea, të hetohet.
Ai tha se vajza e bashkëshortes së kryeminsitrit Edi Rama, fiton tender pas tenderi.
Mazhoranca vazhdoi kolapsin dhe asgjësimin e pluralizmit.
“Përsëri kanë tmerr nga të drejtat kushtetuese të opozitës. Përsëri mbrojnë pasuritë e vjedhura. Përsëri mbrojnë Edi Ramën. Vazhdon kolapsi i plotë dhe asgjësimi i pluralizmit në Parlament. Ne e konsiderojmë mbështetjen tuaj vendimtare për largimin e narko-diktaturës nga Shqipëria. Kam besim të plotë se kjo betejë do të fitohet dhe se Edi Rama vendosi të bëjë gjithçka për të shpëtuar lëkurën e tij. Beteja jonë e ka bërë atë njeriun e pa shpresë”, theksoi ai.
“Parlamenti funksionon mbi bazën e respektit të Kushtetutës. Rama dhe Linda nuk mund të pranojë hetimin e Reas, që duket si engjëll por si shushunjë pi gjakun e qytetarëve me tenderat që fiton. A mund të ndodhë që fëmija i kryeministrit të kalojë nga tenderi në tender”, tha Berisha.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



