E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha flet pas rezultatit në Rrogozhinë: U krye terror, farsë e drejtuar nga Veliaj
Lajme

Berisha flet pas rezultatit në Rrogozhinë: U krye terror, farsë e drejtuar nga Veliaj

Ish kryeministri Sali Berisha, në një deklaratë për mediat, ka folur për zgjedhjet në Rrogozhinë, ku fitues është shpallur Edison Memolla. Berisha tha se votuesve, zgjedhësve dhe biznesmenëve u është ushtruar terror, si fizik ashtu edhe fiskal. Ai gjithashtu ka akuzuar kryebashkiakun Erion Veliaj se është ai që ka drejtuar farsën elektorale.

votimit janë kryer veprime antiligjore, pasi është bërë një terror fizik dhe fiskal ndaj qytetarëve dhe bizneseve.

” Procesi në Rrogozhinë u mbyll në mënyrë më kriminale sepse mandatin që ja dhanë qytetaret kandidati i koalicionit bashkë fitojmë ja rrëmbyen në mënyrë kriminale dhe antiligjore institucionet e farsës elektorale. Ja rrëmbyen pasi rezultati ishte përmbysur nga qendra e paligjshme e ngritur në burgun e Rrogozhinës.

Unë ju them këtu se u manifestuan të gjitha fenomenet më të shëmtuara antiligjore të farsës së majit.

Në rezultatin e mbrëmshëm qëndron një terror i paparë i ushtruar për një muaj rresht ndaj qytetarëve, ndaj biznesmenëve të Rrogozhinës. Terror fiskal e fizik. Në farsën elektorale u konstatuan manipulime të hapura. Fletë votimi të përgatitura paraprakisht. Fotografim i fletëve të votimit në qendrën e votimit, votime në grupe dhe familjare

E gjithë kjo farsë u drejtua nga Erion Veliaj, i cili në përfundim të saj pranoi se shqiptarët nuk na duan. Pranoi se fituan jo se na duan.

Të mendosh se shtohen votat kur pas skandaleve të tmerrshme si ajo e klanit Rraja, pas skandaleve seksuale të zyrtarëve, të mendosh se shtohen votat pas arratisjes së shekullit, do të thotë të jesh me një koeficient intelektual afër zeros.

Veliaj nuk bie në këtë pozitë, e thotë haptas me porosi të Ramës, se fituam jo se na duan, por sepse nuk duan Berishën. Pra përsëri i kap tmerri i Berishës”, tha Berisha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.