Berisha flet mbi deklaratat e Veliajt për inceneratorët: Mashtrimi i shekullit!
SPAK ka lëshuar urdhër-arresti për Ahmetajn, pavarësisht se ai e kishte kundërshtuar procedurën 5 herë
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas deklaratave të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj për inceneratorin e Tiranës.


Në një deklaratë për mediat, Berisha e cilësoi mashtrimin ose shakanë e shekullit deklaratën e Veliajt se “Bashkia e Tiranës është treguar korrekte dhe se jemi një nga bashkitë klientë”.
Ai tha se nuk bëhet fjalë për gabime, por vepra penale dhe krime, ndaj dhe Prokuroria e Posaçme ka lëshuar një numër urdhër-arrestesh dhe gjykata ka burgosur zyrtarë e të tjerë.
“Nuk janë gabime, por vepra penale të gjitha firmat e vendosura për djegësin e Tiranës, sepse ai është fakti penal më i tmerrshëm për të cilin SPAK ka lëshuar urdhër-arresti për Arben Ahmetajn, pavarësisht se ai e kishte kundërshtuar këtë procedurë 5 herë. Së fundmi, ai firmosi vetëm pasi ti me firmën tënde dhe vulën e bashkisë, mashtrove për leverdesshmërinë e djegësit.
Nuk është gabim, por vetëm krim insistimi yt kundër Ministrisë së Financave për leverdesshmërinë e projektit, edhe pse sipas KLSh është dyfishuar barra për taksapaguesit.
Nuk është gabim, por krim dhe vetëm krim kur ti Erion insistove për dhënien e 8 pikëve bonus për kompaninë tënde fantazmë, që nuk regjistronte në asnjë regjistër të shtetit shqiptar.
Nuk është gabim, por është krim kundër Kushtetutës firmosja në emër të Këshillit të Qarkut të Tiranës, në një kohë kur ai këshill nuk ishte mbledhur asnjëherë për këtë çështje.
Nuk është gabim, por shkelje e rëndë e ligjit dhe Kushtetutës kur firmos në emër të Këshillit Bashkiak të pambledhur ndonjëherë. Akti yt është i njëllojtë sikur Edi Rama të firmosë në emër të Lindës së parlamentit
Nuk është gabim, por është krim i rëndë të fshehësh gabimet e tua me Alberto Presecin dhe Flavio Tosin, që kanë ardhur te ti me çarter, sepse e dinin se ti ishte pronari i vërtetë”, tha Berisha.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


