E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha flet për gardërderobën e Ajola Xoxës: Krahasohet me atë të gruas së Asadit
Lajme

Berisha flet për gardërderobën e Ajola Xoxës: Krahasohet me atë të gruas së Asadit

Kryedemokrati Sali Berisha, theksoi në takimin me anëtarët e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, se tashmë Edi Rama cilësohet si ‘kukulla e Xhorxh Soros’, armiku numër 1 i SHBA-së.

Berisha: Të dashur miq, për të gjitha këto, siç e dëgjuat dhe ju dje, nga njëri prej arkitektëve kryesorë të fushatës elektorale dhe fitores së Donald Trump, z. Christopher LaCivita, Edi Rama është, vlerësohet, cilësohet si kukulla e Xhorxh Sorosit, e armikut numër 1 publik të SHBA-së.

Kryetari i Komitetit Kombëtar Republikan Chris LaCivita i bëri të qartë shqiptarëve dhe komunitetit ndërkombëtar se Edi Rama si kukull e Soros, vetëkuptohet duhet të ketë fatin e tij dhe se SHBA-të, kanë partner dhe aleat Partinë Demokratike dhe Sali Berishën.

Ky është një zhvillim, një ogur i bardhë për Shqipërinë dhe shqiptarët, sepse një opozitë tjetër sorosiane do ta kishte vidhisur Shqipërinë në honet e historinë, por ju qëndruat, ne qëndruam për ato vlera që qëndron një njeri i lirë. Nuk u mposhtëm, nuk u përkulëm dhe në fund kjo betejë u fitua në SHBA dhe do të fitohet edhe në Shqipëri.

Ju jeni dëshmitarë që pas deklaratave të kryetarit të Komitetit Kombëtar Republikan Chris LaCivita, në zyrat e padrinos së Shqipërisë, El Chapos apo Toto Rinës, ka rënë tërmet.

Skena e shkallmimit që patë dje në mëngjes, është përsëritur disa herë gjatë ditës. Kjo është e vërteta.

Pardje prokuroria speciale arrestoi një nga hajdutët me të këqij, një person që për ligësitë e tij ka patur kufi vetëm Edi Ramën, Erion Veliajn.

Përpëlitjet e Ramës nga dje gjer sot për të mbajtur rreth vetes anëtarë të organizatës kriminale dhe të tjerë, kanë të bëjnë para së gjithash dhe mbi të gjitha me mesazhet që u dhanë në Rogner. Ai është kukull e Soros.

Ato mesazhe e detyrojnë atë të betohet për pastërtinë e Velicës, e cila të dashur qytetarë dhe qytetare, ka abuzuar dhe shpërdoruar, vjedhur në atë mënyre më paratë tuaja, saqë bazohet sipas medieve ndërkombëtare, vetëm me bashkëshorten e Asadit. Vetëm asaj ju numëruan dhe rezultoi me 1 mln euro garderobë.

Asadi kur iku në Rusi, ajo mori dhe garderobën dhe i rezultoi 1 mln euro. Ndërkohë që Velicës, për të cilën Edi Rama ka nga mëngjesi në darkë që betohet për pastërtinë, ndershmërinë e saj, i numërohen 867 mijë euro, fatura blerje online. Blerje online që kanë një çmim më të shtrenjtë se dyqanet.

Të gjitha të dorëzuara në doganë, me fatura doganash. Shikoni ku i zhyt ky rilindësit e tjerë. Në mbrojtje të një akti të paimagjinueshëm.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.