Berisha flet për marrëveshjen e emigrantëve mes Ramës dhe Melonit: Është përgatitur në mënyrë sekrete! E dëmshme dhe e papranueshme
Sali Berisha thotë se marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë për refugjatët është përgatitur në mënyrë sekrete.
Sipas tij, kjo marrëveshje nxit një valë të dëmshme ksenofobie dhe është në kundërshtim të hapur me konventën e të drejtave të njeriut.
Berisha theksoi gjithashtu se “PD vlerëson se vendosja e kampeve të refugjatëve në Shqipëri përben shqetësim serioz për sigurinë e qytetarëve”.
“Për PD marrëveshja e djeshme surprizë e firmosur nga Meloni dhe Rama pas një përgatitje sekrete është e dëmshme, e papranueshme për arsyet që vijojnë:
- Marrëveshja nxit një valë të dëmshme ksenofobie
- Marrëveshja që ka firmosur Rama vjen në kundërshtim të hapur me kushtetutën e Shqipërisë dhe konventën evropiane për të drejtat e njeriut.
PD vlerëson se vendosja e kampeve të refugjatëve në Shqipëri përben shqetësim serioz për sigurinë e qytetarëve.
PD informona me përgjegjësi të plotë partnerët dhe miqtë tanë italiane se firmosja nga Edi Rama është bërë në shërbim të pushtetit të tij të degraduar”, tha nder te tjera Berisha.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



