E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha flet për Visho Ajazin: Bëri një gabim të pafalshëm!
Lajme

Berisha flet për Visho Ajazin: Bëri një gabim të pafalshëm!

Ish kryeministri Berisha foli për dorëheqjen e shefit të SHISH, Visho Ajazi Lika, pak muaj më parë. I ftuar tek emisioni “360 gradë”, Berisha tha se Visho Ajazi ka bërë një gabim, pasi nuk ka zgjedhur momentin e përshtatshëm për të dhënë dorëheqjen, pasi kishte shumë informacione për Edi Ramën.

Berisha: Visho Ajazi bëri një gabim jo të pranueshëm, në momentin që u largua. Ai u largua pikërisht në momentin kur Edi Ramës, po i tundeshin këmbët. Shefi i SHISH duhet të ketë një mandat të përcaktuar. Nëse Rama do të sillte ligjin për të vendosur mandatin e shefit të SHISH, unë do ta votoja. Unë mendoj se Visho Ajazit i përfundoi mandatin, por ai bëri gabim që iku në këtë kohë. Nëse Visho Ajazi ka bërë marrëveshje për të shkuar ambasador në NATO, atëhere ky është gabim i rëndë.

Ish kryeministri zbuloi edhe njohjen e tij të vjetër me Visho Ajazin.

Berisha: Kam mbi 20 vite që e njoh Visho Ajazin, jam unë që e vura në krye të SHISH.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.