Berisha foltore me fermerët në Blesh
Kreu i PD Sali Berisha deklaroi në një takim me fermerët në Blesh se Edi Rama ka hequr votën ngaa partia ndërsa shtoi se kreu i qeverisë vepron si Enver Hoxha me emërimet e sekretarëve të partisë.
Berisha deklaroi se Rama e ka ngritur qeverinë mbi patronazhistët dhe këtë demokratët dhe shqiptarët nuk ja pranojnë.
“Vota është dinjiteti i njeriut të lirë. E keni dëgjuar ju që thonë se çpunë ka ai se çfarë bën Partia Socialiste, për votën e lirë. Ai krijon një organizatë ku nuk votohet, kjo ka qenë Partia e Punës. Ka vetëm shtypje.
Ajo që bëri Rama, u hoqi socialistëve të drejtën e votës, identike me atë që bënte Enver Hoxha, emëronte sekretarët, thoshte ky është udhëheqësi i partisë për rrethin.
Të bëjmë gjithçka, për çdo gjë, Rama e ka qeverinë mbi patronazhistët, nuk ja pranojmë kurrë. E patë si u mbush Tirana më 7 korrik.”-tha Berisha.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



