Berisha fton shqiptarët në protestë në 7 korrik në orën 19:00: Tirana do të derdhet në shesh
Rama nuk ka ikur, por do largohet
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ftoi sërish sot qytetarët shqiptarë për të marrë pjesë në protestën e 7 korrikut në orën 19:00.
Duke folur në hyrje të Kuvendit, ai tha se protesta do të jetë ndaj qeverisë dhe ndaj Parlamentit.
“Thelbi i asaj tryeze të djeshme ishte një dhe vetëm një: protestë dhe vetëm protestë. Qytetarët duke filluar nga interesi i tyre kombëtar, te shëndeti, vendi i punës, xhepat e tyre, ndjejnë se janë në rrezik të madh. Tirana e tëra do të derdhet në shesh. Do të protestohet ndaj qeverisë, parlamentit”, tha Berisha.
Sipas tij “Kjo nuk është vetëm një protestë e PD-së, e shoqërisë civile. Duhej që data të gjente një miratim të plotë nga shoqëria civile. Rama nuk është larguar, por Rama do të largohet”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



