E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha homazhe për Atin e Shenjtë në Ambasadën e Vatikanit
Lajme

Berisha homazhe për Atin e Shenjtë në Ambasadën e Vatikanit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi sot një vizitë në Ambasadën e Vatikanit, ku zhvilloi homazhe për shuarjen e Papa Françeskut.

Në një fjalë të mbajtur, Berisha kujtoi takimin me Atin e Shenjtë pas zgjedhjes së tij në fronin papal.

Gjithashtu Berisha përmendi dhe vizitën e Papa Françeskut në Shqipëri dhe lumturimin e 38 martirëve të Kishës Shqiptare.

“Erdha të shpreh në emër të PD-së ngushëllimet dhe nderimin më të madh për Papa Françeskun. Papa Françesku u nda nga jeta si një Papë i madh i paqes. Shqipëria ishte një nga vendet më të para që vizitoi pas inaugurimit të tij në fronin papal. Pata fatin ta takoj, të bisedoj ditën e inaugurimit, e ftova në Shqipëri. Tregoi vëmendje dhe interes ndaj ftesës.

Gjatë vizitës së tij Papa lumnoi 38 martirë të Kishës Shqiptare që ranë për besimin e tyre te Zoti gjatë diktaturës së Enver Hoxhës. Përjetësi Atit të Shenjtë në jetën e tij të pasosur”, tha Berisha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.