E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha i bën thirrje FBI: Hetoni si janë shpenzuar dollarët e taksapaguesve amerikanë në Shqipëri
Lajme

Berisha i bën thirrje FBI: Hetoni si janë shpenzuar dollarët e taksapaguesve amerikanë në Shqipëri

Kryetari i opozitës është marrë sot gjatë me projektet e Linda Ramës dhe Delina Ficos, të cilat ndër vite kanë qenë të angazhuara në projekte të ndryshme në Shqipëri. Madje, sipas Berishës, këto janë dhe arsyet e kapjes së reformës në drejtësi, të cilën, për hir të së vërtetës, e kanë votuar 140 deputetët e parlamentit, përfshirë dhe vetë kryetarin e PD.

Më pak se 90 ditë para zgjedhjeve, kryetari i opozitës është marrë gjatë me atë që e konsideroi “shpërdorimin e fondeve të taksapaguesve amerikanë”, për të cilat, sipas tij, kanë përgjegjësi Edi Rama dhe Bledi Çuçi. Shqetësim për Sali Berishën është edhe shpërdorimi i fondeve të ambasadës së BE dhe SHBA nga fondacioni i Ajola Xoxes.

Sali Berisha i bën thirrje FBI-së të ndërmarrë një hetim në Shqipëri për të zbuluar se ku kanë shkuar paratë e taksapaguesve amerikanë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.