E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha i uron fitoren Friedrich Merz : Fitore historike për Europën, por edhe për PD-në e Shqipërinë
Lajme

Berisha i uron fitoren Friedrich Merz : Fitore historike për Europën, por edhe për PD-në e Shqipërinë

Friedrich Merz, lideri i Partisë Demokristiane ka arritur të fitojë zgjedhjet e përgjithshme në Gjermani dhe do të bëhet kancelar i ri i vendit. Ky rezultat u komentua edhe nga kreu i PD-së Sali Berisha, i cili ka theksuar rëndësinë e kësaj fitoreje, jo vetëm për Gjermaninë, por edhe për Evropën dhe Shqipërinë.

Në një reagim, Berisha ka shprehur gëzim dhe ka uruar CDU/CSU dhe kancelarin e ri për fitoren e tyre. Ai ka theksuar se ky është një moment kyç për Partinë Demokratike dhe Shqipërinë, pasi partia e Merz është një aleate e PD-së, dhe fitorja sjell të djathtët, në fronin e Europës.

Berisha: Fitore historike e CDU/CSU për Europën! Friedrich Merz, Kancelari i Ri i Gjermanisë.

Të dashur miq, rezultatet e zgjedhjeve të përgjithshme në Gjermani tregojnë se fituese e këtyre zgjedhjeve është CDU/CSU, partia aleate e Partisë Demokratike, dhe kancelari i ri i Gjermanisë do të jetë kryetari i CDU, Friedrich Merz. Kjo është një fitore historike për Gjermaninë dhe mbarë Europën.

Ky është një lajm shumë i rëndësishëm për Partinë Demokratike dhe Shqipërinë. Timonin e vendit udhëheqës të Europës e merr kancelari konservator Merz dhe partia e tij.

Me këtë rast, në emër të PD-së, uroj përzemërsisht partinë simotër CDU/CSU dhe kancelarin e ri të Gjermanisë, Friedrich Merz, për këtë fitore tepër të rëndësishme për Gjermaninë, mbarë Europën, por edhe për PD-në dhe Shqipërinë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.