E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha insiston për blerjen e zgjedhjeve: Rama bleu vota 3-4 herë më shumë se Doshi
Politikë

Berisha insiston për blerjen e zgjedhjeve: Rama bleu vota 3-4 herë më shumë se Doshi

Kryetari demokrat, Sali Berisha tha përpara gazetarëve se Edi Rama bleu vota 3 deri në 4 herë më shumë se Tom Doshi.

Berisha tha se ishte tronditëse ajo që ndodhi me arrestimin e Fredi Belerit. Sipas Berisha, qëllimi i arrestimit të tij lidhet me grabitjen e tokave në Himarë nga mafia qeveritare e Edi dhe Olsi Ramës.

“Zgjedhjet u vodhën masivisht dhe ky është një krim i shëmtuar. Cilido që ka dyshimin më të vogël, të shohë partinë e blerjes së votës të Tom Doshit, ju garantoj se Toma është vetëm një lejtnant i Edi Ramës në këtë proces. Se Edi Rama ka blerë vota 3 deri në 4 herë më shumë se Tom Doshi. Së pari, Edi Rama ka para pakrahasimisht më shumë se Toma. Së dyti, ka të gjithë strukturat e shtetit për të realizuar votëblerjen. Së treti, përveç parave, Edi Rama ka përdorur metodat më të hapura, ka përdorur zarfet, të cilët avoketërit e vjedhjes së vots që bërtasin në studio ‘rroftë hajduti’, duke dëshmuar një degradim të plotë të dinjitetit të tyre nga paratë e qeverisë.

Edi Rama çoi zarf për herë të parë në historinë e zgjedhjeve. Zarfin me 50 mijë lekë për 670 mijë pensionistë. Ata që bërtasin ‘rroftë hajduti’ bëhen palë e një krimi monstruoz. Ne nuk ngremë akuza publikisht, janë fakte.

Pas këtyre zgjedhjeve janë përdorur studiot si zyra avokatie për hajdutët e votës. Do ju jap një shembull, një natë përpara votimeve, arrestuan në klubin e vet Belerin. Unë po e shoh aty, ai ishte duke ngrënë picë me dy bashkëpunëtorët e vet dhe thanë e kapën në flagrancë duke shitur vota.

Çfarë pashë të nesërmen që më tronditi thellësisht. Pashë një nënë me tre fëmijë, që shkoi dhe u arrestua në 2 të natës, i la fëmijët në gjumë, e morën bashkë me djalin e madh, që edhe pushtuesi më i egër nuk kryente një akt të tillë. Dhe ajo nënë, në vend që të qarkullonte në të gjitha studiot televizive si dëshmia më e turpshme, më flagrante e një akti kryekëput politik kundër një qytetareje të pambrojtur, ajo nënë u zhduk. Nuk shkoi një njeri t’i marrë një intervistë përveç intervistës së parë, sepse studiot u helmuan nga paratë e krimit që pagoi qeveria për t’i shndërruar në avoketër,” tha Berisha.

“Pavarësisht nga etnia e tij, ka të drejtë të zgjedhë dhe të zgjidhet, nëse flaken këto parime po shkojmë drejt të shkuarës. Interesa të Edi dhe Olsi Ramës, për trojet e bukura të vendin, bënë që Beleri të arrestohet me një montim. Këta montojnë dhe zërin, gjithçka bëhet në laborator, janë përpjekje për të zaptuar trojet në Himarë dhe mbuluar megakrimin e tmerrshëm elektoral dhe për të deformuar rezultatin”, tha ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.