E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha insiston se Veliaj është:  “Një hajdut i tmerrshëm, strumbullar i vjedhjes në Tiranë”
Lajme

Berisha insiston se Veliaj është: “Një hajdut i tmerrshëm, strumbullar i vjedhjes në Tiranë”

Paratë e djegësve kanë djegur SKAP-in

“Një hajdut i tmerrshëm, strumbullar i vjedhjes në Tiranë”- Kështu e konsideron, lideri i opozitës, kryebashkiakun socialist të Tiranës, Erion Veliajn, teksa analizoi sot intervistën që Veliaj insistoi të jepte në një media mbrëmjen e së enjtes për të pakësuar akuzat e opozitës dhe jo vetëm të opozitës, ndaj tij.

Berisha tha në vazhdim: “Në qoftë se ne po dalim këtu, kemi dy qëllime madhore. Së pari, nastyrisht një hajdut të tmerrshëm, strumbullarin e vjedhjes në Tiranës, që është Erion Veliaj, për t’ia bërë gjyqin para publikut.

Dhe së dyti, aktin më të shëmtuar në historinë e hetimit shqiptar, amnistinë që SKAP-i i partisë i ka bërë Erion Veliajt.

Të gjitha këto dokumente, SKAP-i i disponon, por unë u them ju se ata janë manipulatorë dhe fshehës dokumentesh të paimagjinueshëm.

Ata janë manipulatorë kriminelë të dosjeve dhe dokumenteve.

A mund të imagjinoni ju që Erion Veliaj nuk merret person në hetim? Unë nuk po them të formulohet akuza. Aty janë dhënë 130 milionë dhe nuk ekziston asnjë gjurmë.

Dhe ky ka pasur detyrë mbikëqyrjen e projektit dhe kalojnë 6 vjet dhe jepen 130 milionë euro dhe projekti nuk ekziston.

Marrim vetëm këtë element, nuk po marrim asgjë tjetër, i lëmë të gjitha, nuk janë. Po kjo ç’do të thotë? Do të thotë që ky në rastin më minimal ndan paratë me hajdutët që nuk ndërtojnë, po marrin paratë dhe i depozitojnë offshore.

Ku shkuan 130 milionë euro?!

Ky mund të thotë se përgjegjësi kanë pasur Belinda, Damiani. Jo mor zotëri, ata nuk i nxjerr jashtë përgjegjësisë unë. Por ata të dy kanë shkresa, në të cilat thonë se ti zotëri ke këto përgjegjësi.

Dhe ky u thotë lepe-peqe, po këto përgjegjësi janë të miat dhe unë i përmbush. Dhe në fund hap sytë pas 6 vitesh, nuk ekziston.

Si mund të thotë ky që e kam ndërgjegjen e pastër? Nuk ka ndërgjegje ai.

Po çfarë ka ndodhur? Ai e ka peshuar Arben Krajën dhe SKAP-in. Megjithëse ai ka dhënë javën e fundit dorëheqjen se i kishte nip e mbesë, vartës të Erionit.

Edhe njëherë, paratë e djegësve kanë djegur SKAP-in. Me qëndrimin që mban, aty do të thotë se kanë vluar miliona shpërblim ndryshe kjo nuk do ndodhte kurrë.”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.