E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha justifikon largimet nga lista e hapur
Lajme

Berisha justifikon largimet nga lista e hapur

Një ditë pas dorëzimit të listës të kandidatëve për deputetë për garën elektorale në zgjedhjet e 11 majit, kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha mbajti edhe një deklaratë për media.
Nga selia blu, kreu demokrat deklaroi se lista u hartua  nga votat dhe konsultat. Në këtë listë, Berisha tha se janë  39% gra, 18% të rinj dhe 7 përfaqësues nga diaspora. I pyetur në lidhje me largimet e deputetëve të cilët nuk e gjeten veten tek listat e mbyllura, kryedemokrati u përpoq t’i justifikonte duke deklaruar se: “Një pjesë nuk është e vërtetë se braktisën se nuk ishin në lista të sigurt. Një pjesë nuk donin të hynin në garë. Kanë preferuar të vazhdojnë jetën private. Në tërësi deputetet kanë pranuar verdikti e listës. Nuk po flas për ndonjërin që nuk pranoi verdikti”.
Sipas Berishës beteja kundër Edi Ramës zhvillohet jo nga opozita e opozitës, se ato ndihmojnë Edi Ramën, por zhvillohet tek Aleanca Madhështore.
Një tjetër sulm bërë edhe ndaj listës së Partisë Socialiste duke konsideruar të mbushur me patronazhistë dhe subjekte të SPAK-ut, të cilët shumë shpejt do t’i gjejnë në burg.

Figurat që refuzuan të kandidojnë ose u tërhoqën:

1. Helidon Bushati
2. Kasem Mahmutaj
3. Eralda Bano
4. Emilia Koliqi
5. Ferdinand Xhaferraj
6. ⁠Lefter Geshtenja
7. ⁠Zheni Gjergji
8. Sorina Koti
9.Oriela Nebiaj
10. Ilda Dhori
11. ⁠Dashnor Sula
12. Elisabeta Rredhi
13. Hysen Kadiu
14. Elena Qirici
15. Andi Mustafaj
16. Alesia Balliu

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.