E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha ka një kusht për  GJYKATËN: Jam i gatshëm, por…
Lajme

Berisha ka një kusht për GJYKATËN: Jam i gatshëm, por…

Ish-kryeministri, Sali Berisha ka një kusht për t’u paraqitur në Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për t’u marrë pyetje.

Në një deklaratë për gazetarët nga selia blu, ish-kryeministri theksoi se “jam i gatshëm të paraqitem për tu pyetur, por nuk pranoj kurrë të shkel Kushtetutën”.

Berisha kërkoi ndryshimin e Kushtetutës, për heqjen e imunitetit të deputetit dhe çdo mase kufizuese, duke shtuar se “jam autor i ligjit që kjo mbrojtje nuk duhet të ekzistojnë”.

“Gjersa ky ligj është në Kushtetutë s’mund të pranoj asnjë lloj kompromisi për shkeljen e tij. Po konsultohem me juristë për të ndërmarrë të gjitha hapat ligjore në mbrojtje të Kushtetutës.

Mënyra ime ishte e kthjellet si kristali, jo si qielli se paska re. Jam i gatshëm të paraqitem për tu pyetur, por nuk pranoj kurrë të shkel Kushtetutën, të ndryshojmë Kushtetutën, jam autor i ligjit që kjo mbrojtje nuk duhet të ekzistojnë. Të ndryshojmë kushteturën dhe jo ta menderosim”, tha Berisha.

Ai i quajti një “piramidë trillimi” akuzat ndaj tij, teksa paralajmëroi se “do të shembet”.

“Piramida e trillimit do të shembet, gjithçka është bazuar në fshehje dokumentesh e mashtrimesh. Nuk pengoj asnjë proces gjyqësor e hetimor, ky është një formalitet që unë nuk mund ta shkel”, shtoi ish-kryeministri.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.