E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha: Kam listën e ‘Aktiv1st-it’, janë 32 prokurorë dhe qindra policë
Lajme

Berisha: Kam listën e ‘Aktiv1st-it’, janë 32 prokurorë dhe qindra policë

Kryetari  i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka denoncuar se në aplikacionin “Aktiv1isti”, të përdorur nga qeveria per te rritur aktivitetin ne Facebook, janë të regjistruar edhe 32 prokurorë dhe qindra policë.

Sipas Berishës, kjo është një përpjekje kriminale për të shndërruar administratën publike në një seksion të Partisë Socialiste.

“Pak para minutash me erdhi lista e pafundme e aktivistëve që kanë marrë aplikacionin “Aktiv1isti”. Cilido që lexon këtë liste konstaton se kemi të bëjmë me një përpjekje kriminale për të shndërruar administratën në një seksion të PS.

Kjo listë ka 32 prokurorë, kjo është reforma e Sorosit, kjo listë ka me dhjetëra dhe qindra policë, kjo është policia e Edi Ramës.

Ky duhet të largohet një orë e më parë dhe të dërgohet aty ku e ka vendit”, tha Berisha në A2CNN.

I ndalur tek protesta e 11 shkurtit, ish-kryeministri tha se “Kjo protestë gjigande është mesazhi që populli shqiptar i dërgon Edi Ramës, largohu një minutë e më parë. Është sipari i një revolucioni që ka për mision kryesor përmbysjen e këtej regjimi me të gjitha mjetet demokratikë të mosbindjes civile”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.