E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha kërkon dorëheqjen e Bledi Çuçit! Balla: Nuk mund të hedhim në votim diçka që nuk ekziston
Lajme

Berisha kërkon dorëheqjen e Bledi Çuçit! Balla: Nuk mund të hedhim në votim diçka që nuk ekziston

Ish kryeministri Sali Berisha ka kërkuar dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi pas situatës së krijuar në kampin e muxhahedinëve në Manzë, gjatë përplasjes me policinë.

https://www.youtube.com/embed/edTACEoDYU8
Berisha u shpreh se aktakuza e prokurorisë përmbante elementë të poshtërimit ekstrem të Shqipërisë dhe shqiptarëve, sikur nuk është një vend anëtar i NATO-s, por sikur është një vasal i Iranit.

“Aktakuza përmbante elementë të poshtërimit ekstrem të Shqipërisë dhe shqiptarëve, sikur nuk është një vend anëtar i NATO-s, por sikur është një vasal i Iranit. Të marrësh ato për bazë, për të ushtruar një reprezalje më të turpshme në historinë e këtij vendi. 

Ndaj kërkoj largimin e menjëhershëm të ministrit të Brendshëm. Kërkoj të mbajmë një minutë heshtje për martirin e lirisë që ra për t’u bërë i pavdekshëm. Ju ftoj të mbajmë një minutë heshtje!”, tha Berisha

Deklaratës së tij iu përgjigj sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla. “Bën korbin, skifterin nuk mund të hedhim në votim diçka që nuk ekzsiton, ecim para me çështjet e rendit të ditës”, tha ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.