E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha komenton urdhër-arrestet për gazetarët  Hoxha dhe  Qyno
Lajme

Berisha komenton urdhër-arrestet për gazetarët Hoxha dhe Qyno

SPAK ka lëshuar diten e sotme urdhër arreste për gazetarët e kronikës së zezë Elton Qyno dhe gazetarin Artan Hoxha.

Sipas burimeve, bëhet me dije se mbi gazetarin Hoxha rëndon akuza “anëtar i organizatës kriminale”.

Për të është kërkuar masa e “arrestit shtëpiak”.

Ndërsa gazetari Elton Qyno akuzohet për korrupsion. Ndaj tij është vendosur masa “detyrim paraqitje”.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe ish-kryeministri Sali Berisha i cili tha se gazetari Elton Qyno ka demaskuar me guximin më të madh lidhjet e Edi Ramës me krimin dhe se nuk ka lidhje me gazetarin Artan Hoxha. Këtë të fundit e akuzoi si anëtar aktiv i paguar i bandës Bajri-Gjoka.

“Nuk mund ta mbyll këtë ekspoze para jush pa dënuar me forcën më të madhe vendosjen e masave kufizuese ndaj gazetarit guximtar, Elton Qyno, i cili në një shërbim të madh ndaj vendit ka demaskuar me guximin më të madh lidhjet e Edi Ramës me krimin. Rrëmbimi i tij nga Dumani është një nga ngjarjet më dramatike në historinë e Shqipërisë.

Grabitja e telefonave të tij për të shpëtuar Ramën nga dokumente që e konpromentojnë perbejne nje akt kriminal te vertete ne mbrojtje te Rames. Kërkoj heqjen e menjëhershme të masave ndaj gazetarit Elton Qyno. I shpreh atij solidaritetin tim të plotë. Ata që vendosen këto masa, ata kerkojne të mbyllin kanalet e transparencës së mediave.

Vendosja e masave njëkohësisht ndaj Elton Qynos, gazetarit guximtar dhe trim me Artan Hoxhën, anëtar i damkosur i bandës së Bajrit të partisë, i paguar nga bandat por i mbrojtur nga Altin Dumani deri së fundi sa u detyrua të vendosë një masë arrest shtëpie.

Ndërkohë që informoj publikun që dokumente zyrtare informojnë se Artan Hoxha ka shkelur detyrën e gazetarit dhe është bërë anëtar aktiv i paguar i bandës Bajri-Gjoka të partisë. Nuk kanë asnjë lidhje këta dy gazetarë me njëri tjetrin, por lidhja qëndron në poshtersinë e Dumanit që kërkon t’i paraqese të inkriminuar së bashku.“-tha Berisha.

Ky operacion i SPAK është drejtuar nga prokurori Vladimir Mara.

Për momentin nuk ka ende asnjë njoftim zyrtar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.