E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha komenton vendimin e GJKKO: Pranoj sfidën!
Lajme

Berisha komenton vendimin e GJKKO: Pranoj sfidën!

Ish-kryeministri Berisha është duke mbajtur  një konference të jashtëzakonshme për shtyp në selinë e PD.

Spaku i ndalon daljen jashtë shtetit për ish-kryeministrin Sali Berisha nën akuzën për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë, ky i fundit ka dalë në një deklaratë për mediat. Bëhet fjalë për privatizimin e ish-kompleksit Partizani në kryeqytet.

Që në nisje të fjalës së tij Berisha sulmoi ashpër Ramën, duke i përmendur disa afera. Mes të tjerash ai tha se pranon sfidën për ndalimin e tij për të dalë jashtë vendit.

“Edi Rama ka hyrë në agoninë e tij politike. Ai i tronditur gjer në palcë nga krimet e tij, në aferat në të cilat nuk ka drejtësi në botë që e shpëton, afera Mcgonigal, e djegësve, e sterilizimit, e portit të Durrësit, e Butrintit. Edi Rama pasi ka humbur mandatin e deputetit, siç thotë Kushtetua, me tenderat që ka fituar në kundërshtim me ligjet, thjeshtra e saj Xhillari, në kompaninë Iriu. Me tenderat që ka fituar Fangu, apo burri i motrës së Linda Ramës. Me implikimin e kësaj të fundit në bordet e bankave. De facto në përputhje me kushtetutën, ai nuk është më deputet i Kuvendit. Rama pasi grabitur në mënyrë suksesive votën e shqiptarëve, dhe bëri, eleminoi dhe pasi u damkos si vëlla i Vuçiçit….”, tha Berisha.

vijon….

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.