E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha: Kullat dhe pallatet e klientelës së qeveritarëve, Rama bën amnisti
Publik News

Berisha: Kullat dhe pallatet e klientelës së qeveritarëve, Rama bën amnisti

Shqiptarët dënohen për një kotec apo avlli

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha theksoi se në vendin tonë është shpërbërë shteti ligjor.

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit demokrat, Berisha tha se shqiptarët po dënohen për një kotec pulash apo se ndërtojnë një avlli, ndërkohë që kur vjen puna te kullat e pallatet, ato amnistohen me urdhër të Ramës.

“Këto kanë ndodhur siç e dinë të gjithë shqiptarët rëndom nga vetë qeveria dhe bandat e saj. Ajo që po ndodh në Shqipëri është shpërbërja e plotë e shtetit ligjor. Nëse ndalemi në vendimin e qeverisë, të quajtur të tillë për pallatet dhe shtesat pa leje, është akt i pashembullt, ku me ligj qeverie merren në mënyrë flagrante funksionet e parlamentit. Me vendim qeverie pushohen çështjet gjyqësore, e bllokohet sistemi i drejtësisë. Me vendim qeverie autorë të këtyre ndërtimeve pa leje dënohen. Bazuar në këto dispozita, për një kotec, për një gjysmë çatie, për një avlli, apo një shtesë dhomë apo kat, janë dënuar me burg 3 400 qytetarë shqiptarë. Kur vjen problemi te kullat e qeverisë, pallatet e qeveritarëve dhe klientelës së tyre, për ata ligji nuk ekziston. Edi Rama bën vendimin e amnistisë së tyre. Ky është provokacion i ultë për çdo shqiptar. Është dhunim i parlamentit, i cili me kushtetutë është i vetmi institucion që ka të drejtën e amnistisë.”, tha Berisha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.