E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha: Loja Rama-Vuçiç për ndarjen e Kosovës është loje me zjarrin në Ballkan
Lajme

Berisha: Loja Rama-Vuçiç për ndarjen e Kosovës është loje me zjarrin në Ballkan

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar ditën e sotme pas lajmit se në Ballkan po përgatiten ndryshime kufijsh.

Sipas asaj që shkruajnë mediat, Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiç kanë rënë dakord për të shkëmbyer territore në Kosovë.

Ja çfarë shkruan ish-kryeministri Sali Berisha:

Loja Rama-Vuçiç për ndarjen e Kosovës është loje me zjarrin në Ballkan!

Edi Rama mbështet projektin atikombëtar të Vuçiçit për ndarjen e Kosovës!

Të dashur miq, burime diplomatike bëjnë me dije se projekti serb për ndarjen në kuadrin e një shkëmbim territoresh është mbështetur plotësisht nga Edi Rama.

Madje në këtë kuadër, burimet diplomatike thonë se së afermi është planifikuar një vizitë e përbashkët në Preshëve Vuçiç-Rama.

Të dashur miq, ky projekt përbën hapin parë të madh në kuadrin e rikthimit të Serbisë së madhe. Beogradi, menjëherë pas luftës, kërkoi me insistim të madh që të zgjidhte me Tiranën problemin e aneksimit të Mitrovicës së Veriut dhe shkëmbimit të territoreve, por hasi në një jo kategorike të palës tonë.

Një projekt i tillë, po të kemi parasysh se në Ballkan kemi jo një, por disa Mitrovica, do të hapë kutinë e Pandorës dhe të ndezë vatra konfliktesh me pasoja të paparashikueshme.

Me këtë rast i them Edi Ramës, që përpiqet të mbulojë me akte të reja tradhtie shitjen e detit Greqisë: hiq dorë nga pazaret e fëlliqura prej apatridi në veri të Kosovës se do të mbash përgjegjësinë më të rëndë personale.

Ju bej thirrje SHBA dhe vendeve anëtare të NATO dhe BE të hedhin poshtë çdo projekt për ndarje të reja në Ballkan pasi kjo do shënonte fillimin e një cikli të ri konfliktesh të rrezikshme ne rajon!

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.