E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha: Mafia ka zbritur Belindën nga Peshkopia në Konispol me valixhe parash me vete
Politikë

Berisha: Mafia ka zbritur Belindën nga Peshkopia në Konispol me valixhe parash me vete

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka akuzuar Belinda Ballukun se ka zbritur nga Peshkopia, ku është e deleguar e Ramës, në Konispol me valixhe parash me vete.

Sipas Berishës, Belinda ka zbritur në cepin më jugor të Shqipërisë, me porosi të mafias.

Deklaratat kreu i PD-së, i bëri gjatë takimit elektoral në Sarandë, bashkë me kandidatët e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për bashkitë e këtij qarku.

Pjesë nga deklarata e kreut të PD-së, Sali Berisha:

Miqtë e mi, mafia është forma më e egër e krimit, forma më e pashpirtë, ndaj dhe ata janë të aftë të bëjnë gjithçka. Shikoni se çfarë bën mafia, zbret Belinda Ballukun nga Peshkopia ku e ka dërguar, në Konispol. Po pse? E zbret me valixhe me para, po, ju them unë ju.

Sepse në Ballkan, pas Edi Ramës, ajo është hajdutja e dytë më e madhe. Po pse e them këtë, sepse ajo zbraz digat, pasurinë tuaj publike gjithë verën, në një kohë kur ligji nuk e lejon zbrazjen. E shet energjinë me 20-30 euro tek sekserëve të saj dhe ata po këtë energji e rishesin në bursë me 150-180 euro dhe këto i fut ndrikulla në xhep, i vjedh dhe inkason.

Kush mund të dyshojë për këtë ju the se, 3 javë më parë inauguruan bursën me ndërhyrje të fortë ndërkombëtare sepse u bë e qartë çfarë vjedhje e tmerrshme bëhej me energjinë.

Doli e na tha se tani s’ka më, tani energjia do të shitet në bursë. Ku u shit energjia dy javë më parë, përsëri siç e shiste më parë, përsëri me sekserë, përsëri jashtë burse dhe me ato para është turrur drejt Konispolit.

U bëj thirrje demokratëve të Konispolit, të ja filmojnë valixhet.

Çamëve të Konispolit u them se, ajo duhej të ishte njeriu i fundit që mund të shkelte në Konispol sepse gjyshi i saj ka qenë xhelati i vërtetë i procesit makabër që Enver Hoxha zhvilloi kundër çamëve në Tiranë. Ajo nuk mund të shkonte në Konispol pa kërkuar të falur në emër të gjyshit për krimet e shëmtuara, paditë, spiunimet që gjyshi u bëri djemve të çamërisë që ishin në ushtri.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.