E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha : Me Bashën kam një problem…
Publik News

Berisha : Me Bashën kam një problem…

Berisha: Ne kandidatët nuk na i cakton as droga, as partia shtet, ne kandidatët na i caktojnë qytetarët. Ne po vazhdojmë konsultimet me aleatet të përcaktojmë këto dy tre ditë format e daljes. Ka mendime që duhet të dalim me kandidat të përbashkët dhe unë e mbështes këtë mendim, por jam i hapur me aleatët tanë të gjejmë format e përbashkët të një gare të suksesshme.

Pyetje: Kush janë aleatet

Berisha: I gjithë spektri politik i djathtë. Janë parti parlamentare dhe jo parlamentare. Ne do kemi një koalicion të gjerë

Pyetje: Keni dijeni për takimet e Bashës?

Berisha: I vetmi koment që kam unë për Bashën është të bëjë transparent problemin e fondeve ruse. Unë nuk kam komunikuar, por komisioni i krijuar për këtë qëllim atij do ti japë të drejtën të shpjegojë këtë akte akuzë të rëndë, por tërësisht personale, pasi është e faktuar se ajo nuk ka patur lidhje me asnjë institucion të PD. Nuk ka hyrë dhe ka dalë nga arka e PD asnjë qindarkë. Unë mendoj se është e domosdoshme që ai të sqarojë këtë akuzë të përsëritur tashmë.

Me Bashën kam vetëm këtë problem. Sa kohë ai është anëtar i PD dhe deputet i PD ai duhet të bëjë këtë transparencë dhe ky është një kusht shumë i rëndësishëm.

Berisha po ashtu foli edhe për planet e aksionit opozitar: “Ne po ecim në shumë plane. Njëri është plani i protestave të fuqishme kundër Edi Ramës. Ky nuk është i vetmi. Plani i dytë është plani i primareve dhe standardeve, plani i tretë është ai i angazhimit maksimal të shoqërisë”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.