E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha me të rinjtë e FRPD: Shqipërisë sot i duhen misionarë
Lajme

Berisha me të rinjtë e FRPD: Shqipërisë sot i duhen misionarë

Kryetari i Partisë Demokratikë Sali Berisha gjatë takimit me të rinjtë e FRP, ku i pranishëm ishte edhe drejtuesi i fushatës Chris LaCivita, doli për programin e PD.

“Së pari, ju përshëndes dhe ju falënderoj shumë për ndihmesën shumë të madhe që ju po jepni në këtë fushatë. Siç kam theksuar, e theksoj, kjo fushatë e ka jetike që të ketë si fytyrë të vetën fytyrën tuaj.

Ju, do të ishit dhe do të jeni imazhi më i bukur, më njerëzor, më i besueshëm i fushatës elektorale.

Ndaj dhe, ju ftoj të mendoni me kreativitet, me entuziazëm, për të gjithë fushatë, e cila kërkon që ne tek qytetarët të mos shkojmë si politikanë, por të shkojmë si misionarë. Dhe nuk ka misionarë më bindës se sa të rinjtë.

Shqipërisë sot i duhen misionarë. Në situatën në të cilën ajo ndodhet, atë e shpëtojnë vetëm misionarët. Kështu që, ju siguroj se programi i PD dhe aleatëve do të jetë një program që synon të bëjë realitet ëndrrat tuaja.

Ëndrra ‘Shqipëria Madhështore’, projektin më të shkëlqyer e ka në emrin tuaj, në ëndrrat tuaja të ditës (e ka ëndrra dite, ka ëndrra nate), të ditës janë ato për të cilat ne punojmë. Ndaj dhe, një program për të rinjtë, i cili nënkupton shkollim cilësor dhe të drejë shkollimi për të gjithë të rinjtë shqiptarë. Nënkupton, një përpjekje të shoqërisë për suksesin e të rinjve shqiptarë në jetë, punësimin e tyre, krijimin e familjes, mbështetja e madhe për suksesin e biznesit.

Pra, të gjitha këto janë elementë thelbësorë se, Shqipëria nuk mund të jetë kurrë Shqipëri madhështore pa rininë e saj madhështore, pa ëndrrën të bërë realitet të të rinjve të saj”-u shpreh Berisha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.