E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha mesazh Ramës
Lajme

Berisha mesazh Ramës

Ish kryeministri Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po grabit shqiptarët me ndërtimin e aeroportit të Vlorës, se ka përzënë Nezar Seitaj me urdhër të Saimir Tahirit dhe se i ka dhënë detin Greqisë.

Sipas tij, Ruçi po tenton hajdutërisht që të kalojë projektin për aeroportin e Vlorës. “Projekti i hajnisë më të madhe të aeroportit të Habilajve, i cili po bëhet me një çmim 5 deri 6 herë më të madhe se aeroportit i Kukësit.

Mbi 20 milion shkon në xhepat e Ramës dhe individëve të tjerë që s’kanë lidhje me Shqipërinë. Edi Rama ka përzënë nga Shqipëria personin kyç të bandës së Habilajve me urdhër të Sajmir Tahirit, vetëm dy ditë pasi ai do të bëhej dëshmitar i penduar i drejtësisë”, ka thënë Berisha”, duke shtuar se Rama ka bërë pazar për detin me Greqinë.

“Edi Rama te matet mirë se do të paguajë me të gjithë çmimet e merituara nëse guxon të kalojë një marrëveshje të tillë”, ka shtuar më tej Berisha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.