Berisha: Miku i Soros paguhet 8 milionë dollarë nga taksat e shqiptarëve
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha është ndalur edhe te miku i ngushtë i George Soros, Ricardo Hausmann, i cili është arkitekti i reformave në Shqipëri dhe Sri Lanka.
Berisha ka denoncuar se ky zotëri shkruan artikuj për mrekullitë e Edi Ramës nëpër botë dhe paguhet nga paratë e taksave të shqiptarëve deri në 8 milionë dollarë.
Berisha: Ricardo Hausmann, mik i ngushtë i Georg Soros, është arkitekti i reformave në Shqipëri dhe Sri Lanka. A e dini ju se ky shkruan artikuj dhe a mund ta imagjinojnë shqiptarët ky zotëri shkruan artikuj për mrekullitë e Edi Ramës nëpër botë dhe paguhet nga paratë e taksave të shqiptarëve nëpërmjet George Soros, se thuhet se paratë i jep Soros por të tjera burime më kanë deklaruar se paratë i japin taksapaguesit shqiptarë, po sa 8 milionë 7 milionë i njëjti me Sri Lankën, i njëjti autor. Mrekullia e Edi Ramës për miqtë e tij 107%, nuk mund të tallet bota me ne kështu jo ne do ti dalim zot vetes dhe vendit.
Do i qëndrojmë kauzës së ‘7 korrikut’! Kemi vullnet të hekurt, ne nuk ndalemi
Berisha deklaroi se pas suksesit të protestës së 7 korrikut, rruga për suksesin tjetër është e përpjetë, dhe patjetër që do ta përshkojnë me vullnet të hekurt.
“Sa më lart të synojmë të ngjitemi, aq më e përpjetë na bëhet rruga, sigurisht do ta përshkojmë atë, kemi vullnet të hekurt.
Aty ishte kauza, nuk ishte protesta për mua, por për kauzën tonë të drejtë me besim. Do i qëndrojmë asaj kauze.
Protestat kur të fillojnë nuk do të ndalen, kjo qeveri duhet të ikë. S’mund ta mbrojë më SPAK-u këtë qeveri.”-tha Berisha.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



