E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha: Militantët zëvendësojnë mësuesit pa kaluar nga ‘Portali i Mashtrimit
Publik News

Berisha: Militantët zëvendësojnë mësuesit pa kaluar nga ‘Portali i Mashtrimit

Kryetari i PD-së Sali Berisha ka publikuar një tjetër denoncim në lidhje me punësimet në arsim, ku militantët e PS-së zëvendësojnë mësuesit pa kaluar fare nga portali i lancuar nga qeveria.

Përshëndetje Doktor Berisha ! Jemi disa mësues, profile te ndryshme  të Gjimnazit Aleksandër Moisu të Kavajës. Këtu Zoti Doktor po behën shkelje të mëdha dhe vazhdojnë të ndodhin akoma diskriminime në lidhje me mësimdhënien dhe me orët e mësuesve . Drejtoresha e gjimnazit  vazhdon shkeljet me pikëzimin e mësuesve dhe orët e mësimit tek secili  departament në shkelje të drejtperdrejtë me ligjin. Kemi bërë disa ankesa ne drejtori dhe nuk marim zgjidhje duke na lëne në konflikt me mësuesit e tjere te cilët rezultojnë të punësuar pa portal në shkelje të drejtpërdrejtë me ligjin e Emërimit te procedurave te punësimit. Gjithashtu rezultojne mësues që kanë profil me cikël te ulët AMU profil minor dhe kjo një shkelje e rënde me mësimdhenien ne gjimnaz. Kemi bërë ankesa  në zyrën arsimore  Kavajë tek drejtoresha  dhe kjo nuk jep zgjidhje fare sepse ka konflikt interesi me drejtoreshën e gjimnazit. Ju lutem të na mirkuptoni sepse këtu mësuesit po vriten me njeri tjetrin si pasoje e emërimeve të mësuesve pa portal dhe me cikël te ulët AMU. Verifikimi dhe vërtetimi i diplomave dhe masterit ncjerr se si mësues të emëruar pa portal dhe me cikël të ulët ne shkelje me ligjin japin mësim në Gjimnaz. Secili Departament ka shkelje te rënda si tek histori-gjeografi te cilët ka mësues nuk po paraqiten në punë duke kaluar në gjendje depresioni ,mësues të matematikes . Mësues te gjuhë-letërsi me shkelje pasi rezultojn me cikël te ulët në gjimnaz  mësues në edukimin fizik janë me shkelje të rënda si mësues te emëruar pa portal me cikël te ulët profil minor. Drejtoresha e shkollës vazhdon duke shkelur ligjin per keta mësues qe jane te punësuar pa portal dhe cikël të ulet duke. Ju lutem doktor të bëhet publike siç ju kam përmendur më lart sepse  do ketë pasoja dhe  konflikte të rënda midis mësuesve pasi ka dhe ndërhyrje politike. Të jepet cdo e drejtë e mësuesit që i takon të qëndrojë dhe te jap mësim në gjimnaz dhe jo mësues që janë me shkelje te rënda ne punësim pa portal dhe mësues me diplome cikël te ulët. Është situata shumë e rënde midis mësuesve që janë me shkelje të rënda  dhe midis atyre që i takon cdo e drejtë në gjimnaz. Të jepet zgjidhje sa më urgjente,  pa pasur pasoja te mëdha Respekt dhe mirnjohje për ju.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.