E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha mund të vizitojë SHBA
Lajme

Berisha mund të vizitojë SHBA

Gazetari i “Axios” pyet Departamentin Amerikan të Shtetit

Gazetari amerikan Marc Caputo, i njohur për raportimet e tij politike në SHBA dhe punonjës i agjencisë prestigjioze “Axios”, ka ngritur një pyetje që ka shkaktuar diskutim në skenën politike shqiptare: A mund të udhëtojë Sali Berisha në SHBA?

Përmes një postimi në platformën “X” (ish-Twitter), Caputo ka njoftuar se i është drejtuar Departamentit Amerikan të Shtetit për të sqaruar nëse lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha i shpallur “non grata” nga SHBA në vitin 2021 për korrupsion madhor  ka të drejtë të vizitojë territorin amerikan.

Në postim, gazetari la të kuptohet se ekziston një mundësi që Berisha të udhëtojë drejt SHBA-së, një zhvillim që, nëse konfirmohet zyrtarisht, do të përbënte një kthesë të papritur në marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe ish-kryeministrit shqiptar.

Deri tani, nuk ka një reagim zyrtar nga Departamenti i Shtetit apo nga vetë Sali Berisha, por kjo lëvizje ka nxitur spekulime për një ndryshim të mundshëm të qëndrimit amerikan ndaj figurës së tij.

A është një sinjal diplomatik? Apo thjesht një provokim mediatik?

Mbetet për t’u parë se çfarë ndikimi do të ketë ky vendim  të dielën  në zgjedhjet e 11 majit. Kthimi i Sali Berishës në axhendën diplomatike amerikane është një kapitull i ri në historinë politike të Shqipërisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.