E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha në Lezhë: Foltorja është shndërruar në uragan shprese dhe besimi
Publik News

Berisha në Lezhë: Foltorja është shndërruar në uragan shprese dhe besimi

Lideri historik demokrat, Sali Berisha, deklaroi nga Foltorja e Lezhës se kjo lëvizje është kthyer në një uragan shprese dhe besimi.

“Foltorja është shndërruar në një uragan shprese dhe besimi se ky vend do të ndryshojë me shpejtësi të madhe.

Për herë të parë, pas 30 viteve, Shqipëria ka një llavë të tillë entuziazmi, besimi dhe shprese, e cila njëlloj siç përmbysi diktaturën komuniste 30 vite më parë, do përmbysë narkoshtetin e Edi Ramës pas 30 vitesh.

Pse ky entuziazëm dhe përkushtim kaq i madh? Është një thirrje e brendshme që buron nga zemra dhe shpirtrat tuaj për të shpëtuar Shqipërinë dhe për ta nxjerrë atë nga gjendja kritike ku e ka zhytur Edvin Kristaq Rama dhe banda e tij në krye të shtetit,” tha Berisha.

Berisha tha se sa i përket zbatimit të ligjit, Rama e ka vendosur Shqipërinë njësoj si Afganistanin e talebanëve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.