E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha në një linjë me Ramën, sulmon protestuesit: Mjerim i politikës
Lajme

Berisha në një linjë me Ramën, sulmon protestuesit: Mjerim i politikës

Berisha komentoi edhe zhvillimet e fundit, përfshirë ndalesën e protestuesve pranë selisë së Partisë Demokratike, duke theksuar se çdo qytetar ka të drejtë të protestojë lirshëm.

Ai u shpreh se është në parim pro zhvillimit të projektit, por vetëm nëse ai realizohet në përputhje të plotë me standardet dhe direktivat e Bashkimit Europian, veçanërisht ato që lidhen me mbrojtjen e mjedisit.

Njëkohësisht, lideri i opozitës theksoi se nuk mund të përvetësojë një protestë që nuk është organizuar nga Partia Demokratike, duke e cilësuar një veprim të tillë si të papranueshëm në aspektin moral.

“Kjo është kohë e ngarkuar, ku skandalet rrokullisin njëri-tjetrin. Ai që kur është gjendur në dosjen Balluku, ai nuk shkel më në Kuvend që nga votimi i imunitetit të Belindës. Ai duhet të ishte duke dhënë shpjegime atyre dhjetëra mijëra qytetarëve, që bashkohen në një emërues të përbashkët për transparencë. Transparenca është detyrim absolut i qytetarëve. Ky mendon se duke u fshehur, duke u larguar, siç e patë bëra dhe një denoncim për antimitingun në Vlorë. Ky është akt i mirëfilltë stalinist dhe diktatorial. E kërkoj me urgjencë anulimin. Dekoratat e turpit i ndanë pardje. PD do të ketë përgjigjet e veta për antimitingun e Ramës në Vlorë. Çdo protestues ka të drejtë të thotë çtë dojë, por natyrisht nga protestuesit dhe opozitarët e opozitës, këta të fundit janë shërbëtorë të qeverisë.

Çdo qytetar i lirë ka të drejtë që të hedh sloganin që do. Kurse tipat e stisur si opozitë e opozitës, ata janë mjerim i politikës. Do të flas në Kuvend kur të më vijë radha pas disa orësh. Dallimi është në këtë rast, ai dallim që ekziston mes natës dhe ditës. Nëse ne mbrojmë tezën që në përputhje me direktivën europiane, që kam besim të plotë se kjo direktivë plotëson kërkesat e mjedisit, nëse hapat bëhen në përputhje me direktivën europiane, mendoj se janë hapa të drejta. Direktivat për mjedisin të BE janë të detyrueshme. Si për vendet anëtare, por dhe ato që ecin drejt anëtarësimit. Nëse ka një gjë këtu që e ka të qartë për çdo shqiptar, më mënyrë absolute transparenca është zero. Kur është për mu, imagjino për qytetarin. Më është dashur të bëjë shumë punë për të mësuar mbi projektin. Diferenca është e madhe, pasi të ndërtosh në përputhje me kushtet ekologjike, nëse këto tregues lejojnë zhvillimin, atëherë mund ta bësh. Projekti duhet të zhvillohet në kushtet e respektimit të mjedisit. Respektojmë të drejtën e çdo qytetari për protestë. Por nuk jemi ata ne që të marrim protestën e tjetrit, atë se bëjmë kurrë, ka një moral. E nisën ata që e nisën. Nuk i marrim kujt autorësinë, se kjo është amorale. Nëse ai shkon dhe i bën antimiting në Vlorë, atëherë do të përballet me ne, se do të kalohet vija e kuqe.”, tha ai.

Në përfundim, Berisha ritheksoi se çdo zhvillim në Zvërnec duhet të respektojë standardet mjedisore dhe ligjore, ndërsa mungesa e transparencës sipas tij mbetet shqetësimi kryesor që ka nxitur reagimin qytetar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.