E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha në SPAK, zbulon mesazhin që la për Dumanin: Mbyllja e aferës McGonigal përbën një krim ndërkombëtar
Lajme

Berisha në SPAK, zbulon mesazhin që la për Dumanin: Mbyllja e aferës McGonigal përbën një krim ndërkombëtar

Nga jashtë SPAK, ku u paraqit për zbatimin e masës “detyrim paraqitjeje” për aferën  Partizani, Sali Berisha sulmoi Altin Dumanin, teksa tha përmendi disa çështje që sipas tij duhet të hetojë.

Kreu i PD tha gjithashtu se i ka lënë edhe një shënim Dumanit se mbyllja e çështjes së McGonigal është krim ndërkombëtar.

“Dumanit të Ramës i lashë një shënim, mbyllja e aferës McGonigal nga Altin Dumani përbën krim ndërkombëtar. Garantoj Edi Ramën se asnjë gjë në botë s’do të mund ta shpëtojë nga kjo aferë e tmerrshme që korruptoi njeriun kryesor që sipas gjykatësit amerikan kishte detyrë të mbronte qytetarët amerikanë nga korrupsioni por u korruptua vetë duke marrë paratë e Ramës. McGonigal i çon nga qelia mesazhe Ramës, unë vërtetë i mora paratë por ato m’i dhe ti me të cilat më kompromentove.”, tha Berisha.

Berisha: Dumanit të Ramës i lashë një shënim, mbyllja e

Sali Berisha teksa dilte nga SPAK tha se drejtësia e re është e kapur nga Edi Rama dhe po e përdor për të goditur opozitën. “Erdha këtu pa përtesë, sepse ardhja ime shërben si një dëshmi e përbotshme e keqpërdorimit politik të drejtësisë nga narkotrafikanti Edi Rama për të sulmuar kundërshtarët politik”, tha Berisha. Ai deklaroi se SPAK nuk ka asnjë provë dhe fakt kundër tij dhe familjes së tij pavarësisht se u kryen hetime 4-vjecare që ka kryer. Ndërsa theksoi se SPAK fsheh faktet dhe nuk heton maxhorancën për afera të rëndë korruptive dhe lidhje me krimin e organizuar.

“Ftoj çdo qytetar të pyesë SPAK, pse Taulant Balla është i lirë e bën fushtaë kur ata flenë mbi dosjet e krimeve të tij dhe disponojnë dokumente se është anëtar kryesor i grupit “Toyota Yaris”, të grupit të Suel Çelës, grupit të Bajrave. Ftoj qytetarët të pyesin SPAK, ku kanë shkuar 130 milionë euro të djegësit të Tiranës. Pse nuk heton Belinda Ballukun dhe Edi Ramën që kanë paguar 130 mln euro pa u bënë asnjë tulle”, deklaroi më tej ish-kryeministri. Sipas vendimit të gjykatës së Apelit të Posacëm ai duhet të paraqitet dy herë në muaj para një oficeri gjyqësor. Sali Berisha është nën akuzë për korrupsion kryer në bashkëpunim në lidhje me procedurat e privatizimit të ish-klubit sportiv Partizani për llogari të dhëndrrit të tij, Jamarbër Malltezi.

Pjese nga fjala e Sali Berishes

Hetimi shterrues 4-vjeçar, siç e ka quajturi Skapi, dhe vetingu 32-vjeçar familjar i Sali Berishës ka provuar se ai dhe familjarët e tij nuk kanë përfituar kurrë asnjë favor, dhe se kursimet e tyre janë në përputhje me ligjet e vendit, përbëjnë gjithsej në 54 vite 100 mijë euro, dhe një apartament 40 metra më i madh se ai që kishte në diktaturë.

Çështja e Skapit dhe e keqpërdorimit të tij është pjesë e strategjisë së Edi Ramës për të goditur opozitën shqiptare.

Është projekti i tij makabër për të marrë një mandat të katërt.

Çështja nisi me denoncimin politik pa asnjë fakt të eksponentit politik të bandave të Elbasanit, Shkodrës dhe Fushë Krujës, Taulant Ballës dhe është mbajtur dhe mbahet në këmbë me qëllime kryekëput politike.

Çështja kundër meje është dëshmi e standardit të dyfishtë të Skapit të partisë që sulmon opozitën pa asnjë fakt, ndërkohë që mbulon një mal të tërë me fakte për vjedhjen dhe korrupsionin qeveritar.

Me këtë rast ftoj çdo qytetar të pyesë Skapin e partisë, pse Taulant Balla është i lirë dhe bën fushatë kur ata flenë mbi dosjet e krimeve të tij. Kur ata disponojnë të gjithë dokumentet se ai është anëtar kryesor i grupit kriminal Toyota Yaris, i grupit kriminal të Suel Çelës, i grupit kriminal të Bajrëve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.